
PUKË- Gazetari Armir Mehaj e ka quajtur një humbje të madhe vdekjen e mjekut Hysni Shkjau. Gazetari shkruan se mjeku do t’i mungojë jo vetëm profesionalisht, por edhe si mik.
“Nuk dua ta besoj ikjen tende! Do me mungosh në ato takimet e pasditës tek kafja ! Do me mungosh në këshillat e vizitat për shëndetin e prindërve që aq shumë ju shërbeve! Do më mungosh me ato notat e humorit tënd! E sigurisht dhe këshillat personale! ZOTI ta bëftë të lehtë dheun Dr.Hysa!!!!!”, shkruan Armir Mehaj.
Ditën e sotme, ka ndërruar jetë mjeku Hysni Shkjau, 69 vjeç, i cili vinte nga qyteti i Pukës. Ai po merrte trajtim në spitalin Infekv, ndërkohë që vuante nga sëmundje bashkëshoqëruese.
Shkjau kishte 40 vite eksperiencë në mjekësi. Së fundmi, shërbente si mjek familje në qendrën shëndetësore të Qafë-Malit në Bashkinë e Fushë-Arrëzit në Pukë. Dyshohet se u infektua nga një infermiere e kësaj qendre.
J.V/Dosja.al