Politike

“Do largohen policët mbi 55 vjeç”, LSI kundër vendimit të Lleshaj: Hakmarrje, po hedh në kosh investimin e mundin e tyre

Në një reagim në mediat sociale, Caka shkruan se Lleshaj po hakmerret ndaj policëve.
Featured image of article: “Do largohen policët mbi 55 vjeç”, LSI kundër vendimit të Lleshaj: Hakmarrje, po hedh në kosh investimin e mundin e tyre Silva Caka, ish-deputete

TIRANË- Ish-deputetja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Silva Caka, ka reaguar kudnër vendimit të ministrit Sandër Lleshaj për largimin nga puna të policëve që janë mbi 55 vjeç. Në një reagim në mediat sociale, Caka shkruan se Lleshaj po hakmerret ndaj policëve.

Ajo shkran se në shumë vende të botës, kur polici arrin një moshë të caktuar, për shkak të efektshmërisë që kërkon detyra, atashohet pranë posteve administrative, të cilat nuk i mungojnë administratës tonë burokrate. Më tej shton me ironi se mendja “brilante” e Ministrit 57 vjeçar, kërkon t’i hedhë në kosh të plehrave 30 vite investim dhe mund të efektivëve të Policisë së Shtetit.

Zotëria që në moshën 55 vjeçare u bë Ministër i Brendshëm, kërkon të hakmerret ndaj kolegëve të tij, të së njëjtës moshë! Projektligji i ri për Policinë e Shtetit, synon të paragjykojë e të diskriminojë çdo efektiv policie, i cili ka mbushur moshën 55 vjeç, duke e larguar atë nga puna, pasi i ka dhuruar gjithë jetën atij profesioni. Dhe mbi të gjitha, t’a trajtojë atë me gjysmën e pagës neto!!! Në shumë vende të botës, kur polici arrin një moshë të caktuar, për shkak të efektshmërisë që kërkon detyra, atashohet pranë posteve administrative, të cilat nuk i mungojnë administratës tonë burokrate. Vetëm këtu tek ne ndodh që mendja ”brilante” e Ministrit 57 vjeçar, kërkon t’i hedhë në kosh të plehrave 30 vite investim dhe mund!

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Pavarësisht lodhjes që mund të shkaktojë profesioni, polici 55 vjeçar është ende i aftë për kryerje detyrash administrative e mbi të gjitha është kryefamiljar dhe paga e tij mund të jetë e vetmja e ardhur e familjes së tij. Mos harro Ministër se mosha e pensionit është rritur dhe aq më tepër, në Shqipëri është tej mase e vështirë, për të mos thënë e pamundur, të gjesh një vend pune në moshën 55 vjeçare. Keni ngritur pafund struktura policore ku mund të punësoni militantët tuaj, pa qenë nevoja të nxirrni në rrugë të madhe punonjësit që i dedikuan jetën profesionit. Paraardhësi juaj I quajti barkderra, ndërsa ju po guxoni t’iu ndërprisni karrierën dhe jetën në mes. Jo të gjithë e kanë fatin, që nëpërmjet servilizmit e lëpirjes, të bëhen ministra në moshën 55 vjeçare”, shkruan Caka.

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj në mbledhjen online të Komisionit të Sigurisë ka deklaruar se punonjësit mbi 55 vjeç në radhët e Policia së Shtetit, gardës së republikës  dhe Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat do të lirojë vendet e tyre të punës. Sipas tij kjo do të ndodhë sapo të kalojë në Kuvend dhe të miratohet ligji i paraqitur nga ministria e Brendshme.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment