
TIRANË- Kryetari i partisë Lëvizja Demokratike për Ndryshim, Myslim Murrizi, ka treguar se do të kandidojë në 4 qarqe në zgjedhjet e 25 prillit.
I ftuar në “Arena ” se do të kandidojë në Fier, Tiranë, Korçë dhe Elbasan, sakaq ka shtuar se në partinë e tij listat do të jenë 100% të hapura. Ai ka bërë të ditur se do të ketë kandidatë në 12 qarqet e vendit.
“Do të kem kandidatë në të 12 qarqet e Shqipërisë. Unë i përkas politikanëve rebelë. Unë si kryetar partie do të jem kandidatë në 4 qarqe, por nuk do të shkoj në Kuvend nëse nuk marr një votë më shumë nga cilido garues që do të kandidojë në qarqet ku jam edhe unë. Do të kandidoj në Fier, Tiranë, Elbasan, Korçë. Myslim Murrizin nuk do ta shihni në Kuvend edhe nëse LDSH merr 3-4 mandate në një qark dhe unë nuk kam një votë më shumë se të tjerët. Për mua listat janë të hapura 100%”, tha Murrizi.
(A.k.dosja.al)