Rajoni

“Do jesh në çdo moment në zemrën time”, përlot me dedikimin prekës bashkëshortja e zv.ministrit që humbi jetën nga orteku

Ndërsa, bashkëshortja e tij, Merita Daci i ka kushtuar një dedikim prekës për ndarjn e papritur nga jeta, më 26 janar.
Featured image of article: “Do jesh në çdo moment në zemrën time”, përlot me dedikimin prekës bashkëshortja e zv.ministrit që humbi jetën nga orteku ish-zv/ministri Arian Daci

Një javë më parë zv/ministri i Diasporës, Arian Daci, humbi jetën, si pasojë e rënies së një orteku në Brezovicë. Ndërsa, sot bashkëshortja e tij, Merita Daci i ka kushtuar një dedikim prekës  për ndarjn e papritur nga jeta, më 26 janar.

Përmes një statusi në rrjetet sociale, ajo tregon dashurinë që i ndjeri kishtë për dëborën, teksa shprehet se ndihet e bekuar nga kujtimet e bukura që ka lënë pas. Ai la pas bashkëshorten e tij dhe dy fëmijët.

Statusi i plotë

“Ari im,

Kurrë se kisha menduar që mundem të shkruaj këtë shkrim për ty.

Në këto ditë të vështira më kujtohen të gjitha momentet që kaluam së bashku, ishin plot 20 vite, u rritem bashkë, mësuam gjithçka bashkë, e jetuam çdo ditë sikur të ishte e fundit.

Nuk e dita që në këtë jetë Zoti më kishte dërguar një engjëll, për të më bërë të lumtur e të përmbushur në çdo aspekt.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Por në të gjitha këto vite pjesë e rëndësishme e jetës sonë u bë bora e bardhësia e saj që e deshe aq shumë, ndoshta ishte shpirti yt i bardhë, që të tërhoqi deri në përjetësi.

Mua me le shumë kujtime te bukura dhe shembullin sesi duhet te kujdesem për familjen dhe misionin jo të lehtë për t’i rritur e edukuar Diarin e Deonin, që aq shumë bëre për ta, me zemër të thyer do të mundohem që këtë mision ta përmbush me forcën e vullnetin më të madh.

Qenka e vërtete thënia se ‘Zoti i merr herët njerëzit më të mirë afër vetes’.

Deri të bashkohem me ty atje ku nuk ka ndarje, do të jesh çdo moment në zemrën time.

Lamtumirë dashuria e jetës.

Të dua”.

Shto Koment