Aktualitet

“Do jesh gjithmonë në zemrat tona!” Përlotet rrjeti, këngëtarë e reperë prekin zemrat e ndjekësve me dedikimet për Mehmet Qemën: U prehsh në paqe vëlla…

  • Don Xhoni prek me dedikimin: Vlla e ke pas një zemër të mirë, m’ke than Zoti të bekoftë…
  • Me anë të postimeve në Instastory, reperi Mariglen Malaj i njohur ndryshe si Marini, Gramoz Aliu (Mozzik), Getoar Aliu (Getinjo), Gordana Kingji (Baby G), etj kanë shprehur dhimbjen e tyre për humbjen e mikut.
    Featured image of article: “Do jesh gjithmonë në zemrat tona!” Përlotet rrjeti, këngëtarë e reperë prekin zemrat e ndjekësve me dedikimet për Mehmet Qemën: U prehsh në paqe vëlla… Mehmet Qema, Marjus Dema

    TIRANË– Këngëtarë, reperë e personazhë publikë ka nisur të reagojnë e të bëjnë dedikime në rrjetet sociale pas vrasjes së Mehmet Qemës.

    Me anë të postimeve në Instastory, reperi Mariglen Malaj i njohur ndryshe si Marini, Gramoz Aliu (Mozzik), Getoar Aliu (Getinjo), Gordana Kingji (Baby G), etj kanë shprehur dhimbjen e tyre për humbjen e mikut.

    “U prehsh në paqe vëlla,”- shkruan një prej tyre.

    “Do na mungon vëlla, u prehsh në paqe,”- vijon dikush.

    Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

    “Nuk kam fjalë, nuk di çfarë të them,”- thotë dhe një tjetër.

    Ngjarja e rëndë ndodhi një natë më parë pas orës 23:00. Qema bashkë më miqtë e tij raportohet se po luanin lojën e rrezikshme ‘ruleta ruse’. Ishte Marjus Dema, ai që mori armën dhe siç e do zakoni qëlloi në drejtim të shokut, të cilit i ra fati i keq për të marrë plumbin e pistoletës me mulli. Qema u dërgua në spital nga miqtë e tij, por fatkeqësisht mbërriti i pajetë në duart e bluzave të bardha. Dema u vetëdorëzua bashkë me një tjetër, Frenkli Myftari. Ndërsa aktualisht janë në kërkim edhe katër të tjerë: Erlin Peka, Blerim Hoti, Braild Aga dhe Xhuliano Koçi.

    (f.m/Dosja.al)

    Shto Koment