Showbiz

“Do iu bëj block, kërkojini llogari vetes, jo të tjerëve”/ Florjan Binaj acarohet me ndjekësit, publikon analizat e COVID-19

FOTO
Florjan Binaj ka deklaruar sërish se tashmë nuk është i infektuar me COVID-19. Ai iu ka kërkuar fansave të tij të mos ia bëjnë më këtë pyetje.
Featured image of article: “Do iu bëj block, kërkojini llogari vetes, jo të tjerëve”/ Florjan Binaj acarohet me ndjekësit, publikon analizat e COVID-19 Florjan Binaj

TIRANË- Aktori i humorit, Florjan Binaj është revoltuar me ndjekësit, të cilët e kanë pyetur vazhdimisht për për rezultatit e testit të COVID-19. Nëpërmjet një postimi në Instagram, ai iu kërkon ndjekësve që të merren me punët e tyre dhe t’i kërkojnë llogari vetes, jo të tjetërve.

“Për të gjithë ata që nuk i dalin llogaritë e veta me jetën e të tjerëve. Tani kushdo që do më pyes sërish nëpër komente për të njëjtën temë, do i fshi komentin dhe ndoshta dhe block. Jetoni jetën tuaj dje kërkojini llogari vetes, jo të tjerëve!”, shkruan Binaj. Ndërkohë,  ai ka publikuar edhe përgjigjen e analizës, në të cilën ka rezultuar negativ.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al
Postimi në Instagram.

Disa javë më parë, Florjan Binaj deklaroi se ishte prekur nga COVID-19. Ai u karantinua në banesën e tij. Aktori nuk hoqi dorë nga rolet e tij në Portokalli po i realizoi ato me Skype. Pasi rezultoi negativ, ai i nis drejt Beratit për të kaluar disa ditë relaksi me familjen e tij.

J.V/Dosja.al 

Shto Koment