Politike

“Do ishe më i lirë”/ Aliaj përplaset me Erion Isain, kryebashkiaku: Bëni llogarinë time ju katër veta aty, arti ka më shumë korrupsion se politika

Për Robert Aliajn, nuk është kështu, ai u shpreh se si artist, Isai do të ishte më i lirë dhe në këtë mënyrë s’do fitonte.
Featured image of article: “Do ishe më i lirë”/ Aliaj përplaset me Erion Isain, kryebashkiaku: Bëni llogarinë time ju katër veta aty, arti ka më shumë korrupsion se politika Erion Isai dhe Robert Aliaj

TIRANË– Kryebashkiaku i Kolonjës Erion Isai është përplasur mbrëmjen e sotme me Robert Aliajn. Të dy, në lidhje me Skype, teksa po flisnin për angazhimin e artistëve në politikë, Isai po tregonte se sa kishte investuar në politikë, ndërsa Bujar Kapexhiu që ishte i pranishëm në studio i tha se mudn të fitonte më shumë si aktor.

Për Robert Aliajn, nuk është kështu, ai u shpreh se si artist, Isai do të ishte më i lirë dhe në këtë mënyrë s’do fitonte.

Pjesë nga debati

Aliaj: Besoj se do ishe më i lumtur si aktor, do ishe më i lire, këtë ta kesh të qartë…

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Isai: Ju katër veta po bëni llogarinë e mirëqenies dhe lumturisë sime shpirtërore. Ju e dini që arti është më i korruptuar se politika…aty ka korrupsion. Pikë.

Aliaj: Për çfarë arti e keni fjalën? Se në pikturë s’ka shanse të ketë korrupsion, aty ku jeni ju po se keni fonde. Nuk ka sinqeritet kur futesh në politikë. Politika nuk ka asnjë dimension human. Bëhen njerëz që fokusohen tek vetja vet, dhe shkatërrojnë çdo liri. E bëjnë për të fituar para, për përfitime personale. Se janë keq nga gjendja ekonomike. Ik më mirë bëhu taksist, se me vërte je taksist ama ke shpirtin e lirë të artistit. Unë nuk do e bëja, sepse nuk mund të përziej artin me politikë. Nëse nuk je i lirë nuk je artist Shembulli numër 1 është Edi Rama, e dua shumë si artist, por që kur u fut në politikë nuk njihet më. Keni dhe Hitlerin, ishte piktor e shihni si u bë politikan.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment