Politike

“Do ikin të gjithë drejtorët”, Rama paralajmëron ‘furtunë’ në Shkodër: Janë të gjithë të paaftë

“Do iki çdo drejtor, me të mirë ose të keq. Janë të gjithë të mbaruar. Do të bëjmë një ndryshim radikal”, mësohet të ketë thënë Rama.
Featured image of article: “Do ikin të gjithë drejtorët”, Rama paralajmëron ‘furtunë’ në Shkodër: Janë të gjithë të paaftë Edi Rama në Lezhë

LEZHË- Të tjera detaje janë mësuar nga takimi i Edi Ramës në Lezhë. Sipas informacioneve mësohet se Rama është treguar i ashpër me të gjithë drejtorët e bashksisë Shkodër.

Burime për Dosja.al bëjnë me dije se do të ketë “furtunë” në Shkodër, pasi sipas Kryeministrit drejtorët janë të paaftë.

Do iki çdo drejtor, me të mirë ose të keq. Janë të gjithë të mbaruar. Do të bëjmë një ndryshim radikal”, mësohet të ketë thënë Rama.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Mësohet se Rama ka ngarkuar deputetin Luan Harusha për të ndjekur këtë proces. Ai ka kërkuar gjithashtu që në të gjitha postet drejtuese të bashkisë të emërohen gra.

Nesër pritet që në selinë e PS në orën 17:00 të Rama të mbledhë të gjithë drejtorët për t’u komunikuar vendimin. 

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment