Aktualitet

“Do iki fare, po i bëni lëmsh njerëzit”, Lame debat me Çanin, gazetari i ngre zërin: Po më bën presion?! Ç’është kjo punë kështu?

VIDEO
Debat mes Artan Lames, Arjan Çanit dhe Priamo Bollanos. Gjatë debatit Lame tha se do të largohej nga emisioni, ndërsa Çani u shpreh se kreu i Kadastrës po i bën presion.
Featured image of article: “Do iki fare, po i bëni lëmsh njerëzit”, Lame debat me Çanin, gazetari i ngre zërin: Po më bën presion?! Ç’është kjo punë kështu? Arjan Çani dhe Artan Lame

TIRANË– Mbrëmjen e djeshme në emisionin “Zonë e Lirë” në Tv Klan pati një debat mes kreut të Kadastrës, Artan Lame,  ish drejtorit të regjistrimeve të pronave në Himarë, Priamo Bollano dhe Arjan Çanit.

Priamo Bollano deklaroi se ligji i quajtur 20/20, është një ligj që sipas tij po shpërfill pronarët e vërtetë të pronave në jug dhe po lë hapësirë për manipulime. Këtu nisi edhe debati mes tyre dhe Lame u shpreh se Bollano po i bën lëmsh njerëzit. Ai shtoi më tej se nuk po e lenë që të japë sqarimet e tij dhe se do iki nga emisioni.  Më pas ndëhyri Çani , i cili i tha Lames se po i bën presion dhe nuk po e le që të menaxhojë emisionin e tij.

DEBATI: 

Bollano:Këta pronarë që kanë grabitur tokat, kanë marrë nga hipoteka tituj pronësie, kur himarjotët dhe gjithë bregdetasit nuk kanë marrë asnjë titull pronësie, ky është realiteti…

Lame:Jo, jo Çani, një minutë, tapitë e tokës së qytetarëve do i japë ky ligj, nëse vazhdoni.. vazhdojeni vetë…

Çani:Jo fjala jote, do bëjmë debat apo jo?!

Lame:Jo unë këto tryeza i shfrytëzoj për të sqaruar njerëzit, jo për t’i bërë më lëmsh… e kanë marrë tokën…

Bollano: Kush ka marrë tokë?

Lame:Jo me zotërinë të lutem, jemi në regjistra të ndryshëm. Jam gati ta mbyll fare le të vazhdojë zotëria, po më tha dhe një gjë iki…

Çani:O Lame fillove tani?

Lame:Jo pra tani më ler, se po flasim në regjistër të ndryshëm, dhe kemi dhe 15 minuta…

Çani:Jo kemi më shumë…

Lame:Çani mos i merrni në qafë këta njerëz…

Çani:Po ç’ke mo do flasësh, je në studio, Bollano është në Skype, është 85 vjeç, është njeri i nderuar, është profesionist i fushës. Bollano mund ta adresosh problemin?

Bollano:Lamja nuk ka lidhje me agjencinë e bregdetit po ka lidhje me administrim e kadastrës që ka kartelat e tokave…

Lame:Nuk i ka akoma, me këtë po merret.

Bollano: Çdo njeri që do merret me tokat, ka të bëjë me Lamen prandaj mos t’i shesë këto gjëra, broçkulla i themi ne andej…

Lame:Po i respektoj moshën…

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Çani:Mos ia thuaj 100 herë o burrë, Bollano Lame po thotë që ende s’kemi filluar të marrim në dorëzim këto kartela, mos ndoshta po i paragjykoni?

Lame:Ata njerëz atje rrinë me ato letrat e xhepit dhe terrorin se mos ua vjedhin se letra xhepi janë, këto po kërkojmë të bëjmë me regjistrimin.

Çani:Regjistrimi, ne jemi vetë të interesuar, regjistrimi është bërë që në kohën e Zogut…

Lame:Ëëëhh e kuptoni tani…

Çani:Ekzistojnë regjistrimet, janë në kadastër, nuk i zhduk dokumentet kadastra…

Lame:Ja e dëgjon…

Çani:Po jepi përgjigje o burrë mos e neglizho!

Lame:Po bën folklor, kemi letrat e Zogut, po rri me letrat e Zogut pra ca të them… Çani më duket se… jo, jo…

Çani:Po do ikë Bollano, do rrimë bashkë, ore zotëri me ler ta menaxhoj emisionin se kemi kohë!

Lame:Po ke gjithë të drejtën ta menaxhosh.

Çani:Po pse më bën presion kështu pra?

Lame:Nuk po të bëj presion.

Çani:Lerë të flasë tjetri do kesh gjithë kohën tënde për ta diskutuar me Curin.

Lame:Po kur e kemi këtë kohë?

Çani:Puna ime! Ti ç’ke? Ke ndonjë nxitim? Rri i qetë o burrë, aman të keqen, më vë dhe mua në siklet. Do japë mendimin e tij ai. Ore Lame po çështë kjo punë?!

Lame: Njerëzit çorientohen dhe kur u thua kemi letrat e Zogut, i more në qaf, dhe kur ta marrin vesh ata që i more në qafë, zotëria, zoti i dhëntë edhe 100 vjet, nuk do jetë më …

Çani:Prandaj je ti këtu që të sqarosh, por ai do ta thotë mendimin e tij…

J.V/Dosja.al 

Shto Koment