Mblidhen kryetarët e Bashkive në Vlorë, s'ftohet Leli, Rama: Lungomare rriti vlerën e pronave
Edi Rama VLORË- Kryetarët e Bashkive, deputetët dhe anëtarët socialistë u ftuan ditën e sotme në Vlorë, në...
Edi Rama VLORË- Kryetarët e Bashkive, deputetët dhe anëtarët socialistë u ftuan ditën e sotme në Vlorë, në...
Nuredin Dumani, Talo Cela TIRANË- Nuredin Dumani, Henrik Hoxhaj dhe Leonard Palushi iu komunikua ditën e sotme masa e sigurisë 'arre...
Anthony Albanese AUSTRALI- Anthony Albanese do të bëhet kryeministri i parë i vendit me një prejardhje jo anglo-keltike, raporton...
Ilir Meta TIRANË- Raporti i Parlamentit Evropian për Shqipërinë ishte çështja që ngriti me shumë shqetësim p...
TIRANË– “Jo UEFA e FIFA të zbresë, por edhe sikur Zoti dhe Muhamedi të zbresin nuk e ndalin dot luftën time. Unë do të bëj çdo gjë për t’ia nxirë jetën këtyre me Prokurori e SPAK. Edhe ne të duam të tërhiqemi nuk tërhiqemi dot se Prokuroria është vënë në lëvizje,”-tha kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj në mbledhjen anëtarët e shoqatës së futbollit “Tirana”. Edhe njëherë e përsërisim!
“Unë do të bëj çdo gjë për t’ia nxirë jetën këtyre me Prokurori e SPAK. Prokuroria është vënë në lëvizje!”
Këto dy fjali mjaftojnë për të rrëzuar poshtë gjithë propagandën e 5 viteve të fundit lidhur me reformën në Drejtësi e gjithë luftën e madhe që po na bën Prokuroria e Posaçme (SPAK) që nuk e kemi parë akoma, por me siguri po bën. Këto dy fjali kanë dekonspiruar atë që thuhej deri më tani nga rivalët politikë, apo në tavolina për kontrollin që pushteti ka tek institucionet e drejtësisë. Por ta thotë një nga figurat më të rëndësishme të Partisë Socialiste, kjo është gjë tjetër. Ose siç thuhet në gjuhën e futbollit që ka filluar t’i pëlqejë shumë Veliajt, “autogol”!
Kur mendoi që askush nuk po e dëgjonte veç të pranishmëve në sallë, Veliaj (ndoshta dhe për mburrje) foli pa teklif duke i prishur punë PS, vetes dhe shefit të tij. Pse duhet ta dëgjonte SPAK çfarë thotë Veliaj? I ka ndonjë prej hetuesëve ndonjë borxh? Apo ka ndonjë gjë tjetër që nuk e dimë? Ditë e dielë, ditë pushimi, por Veliaj e dinte se Prokuroria e Tiranës kishte nisur hetimet për Armando Dukën. Si? Kush ia tha? Kush qenkan këta prokurorë që i japin informacione ditë e natë kur të ketë nevojë Veliaj?
Ndërkohë që ne, populli i thjeshtë, ose ndryshe siç na referohet Veliaj me dashamirësi “delet” dëgjojmë natë e ditë me prokurorë, me kryeministër, me ambasadorë se çoç po ndodh me reformën magjibërëse. Madje çudirat në këtë vend nuk kanë fund! Reformës ka nisur që t’i besojë e opozita që prej muajsh kërkon me ngulm që SPAK të bëjë Vettingun e politikanëve. Ngaqë ‘qanë’ atë të magjistratëve prandaj…
Absurdi në këtë vend ka arritur në pikë që do na e kishte zili edhe Albert Camus! Tani nuk na duhet më që të kemi për bindje diçka, se na e thonë publikisht që të na e thonë ta dëgjojmë me veshët tonë: Ju kemi në dorë, jeni dele! Kemi çdo pushtet!
Vendi digjet, por duket se e gjithë situata nuk alarmon askënd, askush nuk reagon. As opozita, as ambasadat! Jo për gjë po janë taksat e qytetarëve të tyre që janë derdhur për pseduoreformën që Veliaj e përdor si çiflikun e lënë trashgimni. E as SPAK nga ana tjetër nuk distancohet! Ç’të bëjnë!? Si dalin dot kundër padronëve…
Faleminderit Veliaj që je i sinqetë me ne!
(k.m/dosja.al)
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
TIRANË – Federata Shqiptare e Futbollit ka publikuar audiopërgjimin e Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, me të cilën thotë se vërtetohet presi...
TIRANË – Në një audio të publikuar nga FSHF, të takimit informal që Veliaj ka mbajtur dje me disa prej anëtarëve të kësaj shoqate, kryebashkiaku i Ti...
TIRANË– Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka mbledhur ditën e djeshme rreth 40 përfaqësues të shoqatave të futbollit të kryeqytetit, por audioja ...
TIRANË – Deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka, ka reaguar pas audios skandaloze ku kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj kërcënon hapur anëta...
TIRANË – Të tjera detaje skandaloze kanë dalë nga audio skandaloze ku kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj kërcënon hapur anëtarët e shoqatës së fu...
TIRANË – Pas publikimit të audio-përgjimit skandaloz të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj në një takim të fshehtë të zhvilluar dje, ka reaguar ...
TIRANË-Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet për kreun e Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka. Hetimet janë nisur pas referimit të bërë nga Polici...
PRISHTINË – Kuvendi i Kosovës po mban seancë të jashtëzakonshme lidhur me paralajmërimet për shtrenjtimin e tarifave të energjisë elektrike. Seanca e...
LEZHË– Detaje të reja janë mësuar nga vrasja e cila ndodhi ditën e sotme në fshatin Manati të Lezhës. 17-vjeçari, Florian Përvathi ka marrë ha...
LEZHË-Dosja.al ju sjell pamjet nga vendi ku ndodhi vrasja e Lekë Lekgjonajt në fshatin Manati të Lezhës. Lekë Lekgjonaj u ekzekutua me armë zjarri nga 17-v...