
TIRANË– Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj shpesh herë është cilësuar si pasardhësi i Edi Ramës, në postin e kreut të Partisë Socialiste. Më e fundit, është parashikimi i bërë nga kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, e cila u shpreh se vendin e Ramës, pas largimit të këtij të fundit nga politika do ta zinte Veliaj.
Por i ftuar në “AbcNews”, Veliaj i ka mohuar zërat duke u shprehur se drejtimi i Partisë Socialiste nuk është ambicia e tij pasi është i kënaqur me detyrën që ka aktualisht si kryebashkiak.
PJESË NGA INTERVISTA:
Është ambicia e Erion Veliajt për t’u bërë kryetari i PS-së, pas Edi Ramës?
Erion Veliaj: Jo, nuk është fare ambicia ime.
Nëse do të duheshe nesër do të ishte i përgatitur mjaftueshëm për ta përballuar këtë post?
Erion Veliaj: Besoj që më del e më tepron një punë e jashtëzakonshme për qytetin e zemrës sime, që është Tirana.
(k.m/dosja.al)