Sulmi ndaj Rushdie, shkrimtari rrezikon të humbë një sy, autori akuzohet për tentativë vrasjeje
Iu bë atentat, zbardhen detaje nga gjendja shëndetësore e Salman Rushdie, rrezikon të humbë njërin sy 13 Gusht, 1...
Iu bë atentat, zbardhen detaje nga gjendja shëndetësore e Salman Rushdie, rrezikon të humbë njërin sy 13 Gusht, 1...
Plagosja e Admir Bejos, policia: 45-vjeçari është jashtë rrezikut për jetën 13 Gusht, 21:04 EM...
Masakra në Malin e Zi, autorin e vrau një qytetar, mes viktimave janë dy fëmijë 12 Gusht, 22:19 Masak...
Plagoset me armë zjarri punonjësi i IMT-së në Tiranë 12 Gusht, 17:50 DETAJE/ Qani Muça që...
TIRANË- Nga nesër, Policia e Shtetit do të dalë në aksion për të luftuar transportin e paligjshëm të pasagjerëve. Në një takim me përfaqësuesit e Shoqatave të Transportit Ndërqytetas, ministrja e Infrastrukturës dhe Energjitikës, Belinda Balluku ka njoftuar nisjen e aksionit që nga nesër. Duke paralajmëruar të gjithë ‘shkelësit e ligjit’. Ajo kërkoi nga përfaqësuesit e shoqatave që të japin informacione lidhur me personat që transportojnë pasagjerë në “të zezë”, duke shtuar se të dhënat do t’i shkojnë të gjitha Policisë së Shtetit.
Ne presim nga ju që të na informoni për të gjitha ato automjete që në rrugë lëvizin dhe kryejnë funksion të transportit publik. Do të marrim masa menjëherë. Do të kontaktojmë Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit. Në rast se do të konstatohet nga ata që këtu kryhen veprime të paligjshme sigurisht do të ketë edhe marrjen e masave të duhura. Unë po e bëj me dije sot që të mos kemi nesër nga këto thëniet “ç’qe kjo fushatë që nisi, pse po goditemi”, që të gjitha ato automjete private që në rrugët e Shqipërisë lëvizin duke kryer funksione të transportit në mënyrë të paligjshme duke nisur që nesër, policia do të ketë një aksion për të zhbërë njëherë e mirë të gjithë këtë situatë. Siç me shumë të drejtë përfaqësuesit e shoqatave e transportit thanë një nga arsyet kryesore e problematikave që hasin është edhe konkurrenca e padrejtë që vjen nga subjektet e palicencuara ose nga automjetet private. Në këtë moment kur flitet për krizë kaq të madhe globale, kur flitet për çmimet e karburanti të rritura, kur flitet për të gjitha efektet postpandemike. Kur flitet për vetë pandeminë që vazhdon dhe subjektet punojnë me numër të kufizuar qytetarësh ne nuk mund të lejojmë më pavarësisht se kemi pasur disa herë aksione dhe marrje masash, por kësaj radhe do ta bëjmë me grusht të hekurt dhe do ndalojë njëherë e mirë i gjithë transporti i paligjshëm,”-tha Balluku.
Ndërkohë që shtoi, se njëjti si në Tiranë, edhe në bashkitë e tjera do të ketë nga në terminal për mjetet e transportit ndërqytetas.
“Kemi ide për terminalet në qytete por nuk mund të presim pafund për pushtetin lokal që të reagojë. Do ta shohim sipas performanës së Bashkive. Ndërkohë fiskalizimi është i rëndësishëm. Do të ulte edhe evazionin fiskal. Edhe për rimbursimin e TVSH duhet që të flasim me ministrinë e Financave,”-shtoi ajo.
Takimi vjen pak ditë pasi Shoqata e Transportit Qytetas në Tiranë njoftoi se ka përgjysmuar flotën e autobusëve në rrugët e kryeqytetit me argumentin se kishin kosto të larta për shkak të shtrenjtimit të naftës. Po ashtu, Shoqata kërkonte indeksim të çmimit të karburantit duke kërcënuar se nëse nuk merren masa, atëherë në nëntor do të operojnë më 20% të kapacitetit. Këto kërkesa, ministrja sot u shpreh e gatshme që t’i negocionte me “Ekonominë dhe Financat”.
(k.m/dosja.al)
Cila mendoni se është alternativa më e mirë:
DURRËS– Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Shijak-Durrës. ku një makinë që drejtohej nga një 19-vjeçar ka aksidentuar nj...
TIRANË- Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka bërë me dije se ditën e nesërme dhe pasnër do të stakohet energjia elektrike në disa zona të Tir...
GREQI– Policia greke arrestoi në gusht të këtij viti dy të rinj shqiptarë të cilët akuzohen për grabitje me armë në dyqane dhe një banesë. Mediat greke ka...
VLORË– Kryetari i Bashkisë Selenicë Pëllumb Binaj është dhunuar nga biznesmeni Pellat Bonaj, 57 vjeç pas një konflikti për dhënien e licencës ...
KORÇË– Shefi i Komisariatit të Korçës, Krenar Gjokutaj, u pezullua nga detyra gjatë operacinit të Shërbimit të Çështjeve të Bren...
KORÇË– Aksioni i djeshëm i Shërbimit të Çështjeve të Brendshme të Ankesave ka pezulluar nga detyra 6 efektivë policie në Korçë, ...
TIRANË– Fiksimi për një vajzë, lejimi i një dasme dhe kalimi i një automjeti kanë çuar në pranga tre efektivë policie të Komisariatit të Polic...
KORÇË– Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri Luigi Soreca ka deklaruar se do të pranonte të bashkëpunonte edhe me ish-kryeministrin Sali...
ELBASAN– Bashkëshortja e Lulzim Bitrit, i cili u vra me armë zjarri pranë një karburanti në Elbasan, ka treguar detaje nga jeta e tyre në çift. Në ...
TIRANË– Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat ka publikuar njoftimin zyrtar në lidhje me operacionin antikanabis të zhvilluar dhe orga...