Politike

‘Do fluturosh nga puna’, kërcënoi drejtorin e shkollës, ja sa vite burg rrezikon Pjerin Ndreu (LIGJI)

Nëse prokuroria e merr si të pandehur Pjerin Ndreun për kërcënimin ndaj drejtorit të shkollës në Dibër, atëherë ai rrezikon deri në 3 vite burg.
Featured image of article: ‘Do fluturosh nga puna’, kërcënoi drejtorin e shkollës, ja sa vite burg rrezikon Pjerin Ndreu (LIGJI) Pjerin Ndreu, ish-deputet i PS

Ish-deputeti socialist Pjerin Ndreu, tashmë një kandidat i Partisë Socialiste në bashkinë e Lezhës, është kapur duke kërcënuar drejtorin e DAR për një drejtor të një shkolle, të cilit i kërkonte që të dilte hapur për të votuar për Partinë Socialiste. Drejtori i shkollës, Reshat Elezi, të cilit i kërkohet të dalë hapur në votim për PS nuk ishte një zyrtar i PS në Dibër, por thjesht një mësues shkolle. Elezi u hoq nga puna pas zgjedhjeve lokale të Dibrës, dhe kërcënimi i Pjerin Ndreut rezultoi i vërtetë.

Por çfarë parashikon ligji shqiptar për detyrimin e nënpunësve të administratës për të votuar?

Neni 328-a : Përdorimi i funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore , parashikon që detyrimi për të marrë pjesë në veprimtari zgjedhore të një punonjësi të shtetit,dënohet me deri në tre vite burg. Pra nëse Pjerin Ndreu do të gjykohet dhe kërcënimi për drejtorin Reshat Elezi do jetë një akuzë e prokurorisë, atëherë ai rrezikon burgun.

Neni 328-a : Përdorimi i funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore 

Pjesëmarrja e një punonjësi që kryen një detyrë shtetërore në shërbimin civil ose në një funksion jopolitik në administratën shtetërore, në kundërshtim me ligjin, në aktivitetet ose fushatën zgjedhore, të një partie politike ose kandidati në zgjedhje, përbën vepër penale dhe dënohet me burgim nga gjashtë muaj deri në tre vjet.

Detyrimi ose organizimi për të marrë pjesë në veprimtari zgjedhore të një subjekti zgjedhor i nxënësve të arsimit parauniversitar nga punonjës që kryejnë një detyrë shtetërore në arsimin publik, ose detyrë a funksion në arsimin jopublik, përbën vepër penale dhe dënohet me burgim nga gjashtë muaj deri në tre vjet.

Detyrimi ose kërkesa drejtuar shtetasve, nga një punonjës që kryen një detyrë shtetërore, që kundër vullnetit të tyre ose nën kërcënimin e përdorimit të masave administrative ose disiplinore, për të marrë pjesë në veprimtari zgjedhore të një subjekti zgjedhor, për të marrë ose jo pjesë në zgjedhje, për të mbështetur ose jo një parti politike ose një kandidat në zgjedhje, ose për të votuar në një mënyrë caktuar, përbën vepër penale dhe dënohet me burgim nga një vit deri në tre vjet.

Përdorimi nga një punonjës që kryen një detyrë shtetërore, i të mirave publike, funksionit ose veprimtarisë shtetërore, ose i burimeve financiare ose njerëzore, me qëllim favorizimin e një partie politike ose kandidati në zgjedhje, në kundërshtim me ligjin dhe qëllimin e detyrës, përbën vepër penale dhe dënohet me burgim nga një vit deri në tre vjet.

(F.g/dosja.al)

Shto Koment