Sport

Do festonte 54-vjetorin e lindjes, presidenti Meta dhe klubi i Ael Larissa kujtojnë “Traktorin” Lefter Millo

Lefter Millo ishte “magelani” i parë shqiptar që ja doli të luante jashtë Shqipërisë pas përfundimit të pushtetit totalitar në vendin tonë
Featured image of article: Do festonte 54-vjetorin e lindjes, presidenti Meta dhe klubi i Ael Larissa kujtojnë “Traktorin” Lefter Millo Lefter Millo me fanellën e Kombëtares
Përditësuar:

GREQI– Presidenti Ilir Meta por edhe klubi i Ael Larrisa ka kujtuar një ndër më të mirët e futbollit shqiptar. Sot është 54-vjetori i lindjes së Lefter Millos, i cili mbrojti 20 herë fanellën e kombëtares kuqezi. Ish-mesfushori humbi jetën 8 marsin e vitit 1997, duke u ndarë nga jeta në moshë të re.

Lefter Millo ishte “magelani” i parë shqiptar që ja doli të luante jashtë Shqipërisë pas përfundimit të pushtetit totalitar në vendin tonë. Në vitin 1997, Lefter Millo ndërroi jetë pas një aksidenti me makinë në Giannouli afër Larissës.

Ndërsa në himnin e klubit grek shihet qartë edhe fotoja e futbollistit i cili la shenjë jo vetëm në klubin e Ael Larissës por edhe në Greqi.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

 

POSTIMI I PLOTË I ILIR METËS

E.Ç (Dosja.al)

Shto Koment