Politike

“Do e kujtosh gjatë këtë 35-vjetor”/ Mblidhen “Ligjet”, Manja nxiton të urojë kolegun: Çyrbja edhe 100! Datë historike sot për…

VIDEO
Kreu i Komisionit, Ulsi Manja e ka nisur me urime mbledhjen online, duke i dedikuar një urim kolegut të tij socialist.

TIRANË– Komisioni i Ligjeve është mbledhur sërish ditën e sotme. Kreu i Komisionit, Ulsi Manja e ka nisur me urime mbledhjen online, duke i dedikuar një urim kolegut të tij socialist.

Në fjalën e tij, hyrëse Manja i ka uruar ditëlindjen deputetit Jurgis Çyrbja.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Edhe 100 Jugis Çurba. Me këtë urim shpresoj të na eci mbarë. Do ta kujtojë gjatë këtë 35-vjetor se sot do bëhen ndryshime historike në Kodin Zgjedhor,”-u shpreh Manja.

Ditën e sotme Komisioni i Ligjeve ka miratuar me 10 vota pro dhe 5 kundër draftin për ndryshimet në Kodin Zgjedhor të dakordësuar në 5 qershor. Pro ndryshimeve votuan deputetët socialiste, ndërsa kundër ata të opozitës së re. Ligji, i cili është një prej kushteve të çeljes së negociatave me BE, pritet të kalojë në Kuvend më 23 korrik.

(k.m./dosja.al)

Shto Koment