Politike

‘Do e kalojmë të enjten, s’kemi kohë për të humbur’/ Komisioneri Varhelyi për ndryshimet në Kodin Zgjedhor, sërish THIRRJE direkte Ramës: Do të ishte maturi të pritej opinioni i Venecias

  • Ndryshimet në Kodin Zgjedhor/ Presidenti Meta kërkesë Kuvendit: Prisni Venecian!
  • Rama zbulon bisedën me Varhelyin: Ia kam thënë miqësisht
  • Gahler: Opinioni i “Venecias” duhet të respektohet nga të gjitha palët
  • Komisioneri për Zgjerim, Oliver Varhelyi shkruan se e ka mirëpritur deklaratën e Ramës për opinionin duke shtuar sërish se në 25 prill pret që Shqipëria të zhvillojë zgjedhje të lira dhe të ndershme.
    Featured image of article: ‘Do e kalojmë të enjten, s’kemi kohë për të humbur’/ Komisioneri Varhelyi për ndryshimet në Kodin Zgjedhor, sërish THIRRJE direkte Ramës: Do të ishte maturi të pritej opinioni i Venecias Olivér Várhelyi

    BRUKSEL– Komisioneri për Zgjerim, Oliver Varhelyi i ka bërë edhe njëherë apel kryeministrit Edi Rama që të presë opinionin e Komisionit të Venecias, dhe më pas të kalojë në Kuvend ndryshimet e Kodit Zgjedhor.

    Me anë të një statusi në Twitterin e tij, Varhelyi shkruan se e ka mirëpritur deklaratën e Ramës për opinionin duke shtuar sërish se në 25 prill pret që Shqipëria të zhvillojë zgjedhje të lira dhe të ndershme.

    I kënaqur që Kryeministri mirëpret mendimin e Komisionit të Venecias për korrikun e ndryshimeve kushtetuese. Prandaj do të ishte maturi të prisnim dorëzimin e opinionit para rivotimit në Parlament. Pres zgjedhje të lira dhe të ndershme në prill 2021,”-shkruan Komisioneri. 

    Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

    Pas Varhelyit, edhe presidenti Ilir Meta i dërgoi një kërkesë me shkrim Kuvendi, ku edhe i kërkoi që të presin opinionin e “Venecias”.

    Ndërkohë edhe dje Komisioneri kërkoi që Kuvendi të priste opinionin e “Venecias” për ndryshimet në Kodin Zgjedhor duke u theksuar se nga Shqipëria kërkonte zgjedhje të lira dhe të ndershme. Ndërsa Rama iu përgjigj se kërkesën e opinionit të kërkuar nga presidenti Ilir Meta do ta mirëpriste, por ndryshimet do të kalojnë të enjtën gjatë seancës plenare. Për replikat e plota (Shiko këtu)

    (k.m/dosja.al)

    Shto Koment