Showbiz

‘Do duhet pak kohë derisa të ndez të 5 motorët’/ Ardit Gjebre fiton betejën me Covid, moderatori: Tani filloi rikuperimi!

Gjebrea i cili nuk ishte prezent në emisionin e të dielës së shkuar për shkak të gjendjes së tij të rënduar shëndetësore shkruan se doza më e mirë janë bekimet që i kanë dhënë qytetarët.
Featured image of article: ‘Do duhet pak kohë derisa të ndez të 5 motorët’/ Ardit Gjebre fiton betejën me Covid, moderatori: Tani filloi rikuperimi! Ardit Gjebrea

TIRANË– Moderatori Ardit Gjebera ka fituar betejnë me Covid! Këtë e bëri të ditur vetë ai në një postim të bërë në Instagram, nga ka shkruar se tashmë ka nisur procesi i rikuperimit.

Gjebrea i cili nuk ishte prezent në emisionin e të dielës së shkuar për shkak të gjendjes së tij të rënduar shëndetësore shkruan se doza më e mirë janë bekimet që i kanë dhënë qytetarët.

Kaq ishte! Tani filloi rikuperimi dhe së pari falënderoj: dr. Adrian Jorgjin që më ngriti në këmbë, infermiere Florën për durimin, Anilën engjëll mbrojtës për ditët dhe netët pa gjumë, miqtë që çdo mëngjes më mbushnin inbox të WhatsApp me merakun e tyre.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Faleminderit dhe të gjithë ju që më keni shkruar dhe uruar shërim të shpejtë, jeni shumë të mirë dhe bekimet tuaja ishin doza e duhur për të mbajtur optimizmin lart – motiv force! Tani sigurisht do duhet pak kohë deri sa të ndez të 5 motorët, po kush na nxiton? Dielli doli”, ka shkruar Ardit Gjebrea.

(A.B)/Dosja.al

Etiketa:

Shto Koment