Showbiz

“Do doja shumë t’i ngjaja, është natyrë vetësakrifikuese”, Fatma Methasani flet për marrëdhënien me vjehrrën: Jam shumë me fat…

Fatma Methasani është shprehur se vjehrra e saj është një njeri i mrekullueshëm.
Featured image of article: “Do doja shumë t’i ngjaja, është natyrë vetësakrifikuese”, Fatma Methasani flet për marrëdhënien me vjehrrën: Jam shumë me fat… Fatma Methasani dhe Alfio Rrotani

Tiranë– Fatma Methasani, moderatorja e cila është në një pritje të ëmbël, së fundmi ka folur edhe për vjehrrën e saj.

E ftuan në emisionin “Mos i Fol Shoferit” në RTV Ora, ajo foli edhe për marrëdhënien që ka me vjehrrën e saj, ku tregoi se është e lumtur për mamin e Alfios pasi sipas saj është një njeri i mrekullueshëm.

“Shumë të mirë, po ta njohësh është një nga këta personat që… Mua më ka thënë Alfio para se të takoja mamanë e tij që “ti dhe mami keni shumë të përbashkëta”. Do doja shumë t’i ngjaja sepse ka shumë karakter të fortë, është natyrë vetësakrifikuese që sakrifikon shumë për familjen, për fëmijët dhe është shumë e hijshme. Unë jam shumë me fat që çuni im do ketë një gjyshe aq të mrekullueshme sa mami i Alfios. Nuk ka gjë më të bekuar sesa të kesh një familje kaq të mirë.”, është shprehur Fatma.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Moderatorja Fatma Methasani dhe partneri i saj, Alfio Rrotani janë ndër çiftet më simpatik e të dashur për publikun shqiptar. Të dy kanë treguar se në vitin 2020 do të bëhen me djalë dhe se mezi e presin ditën që ai të vijë në jetë.

J.V/Dosja.al

Shto Koment