Politike

Do digjte mandatet, Kujtim Gjuzi tregon për mesazhin që i dërgoi Berishës: U vranë 4 persona në shesh, ju se latë qeverinë

Kreu i Partisë Konservatore, Kujtim Gjuzi tha se i kishte dërguar mesazh Sali Berishës para se të digjte mandatin.
Featured image of article: Do digjte mandatet, Kujtim Gjuzi tregon për mesazhin që i dërgoi Berishës: U vranë 4 persona në shesh, ju se latë qeverinë Kujtim Gjuzi

TIRANË– Kreu i Partisë Konservatore, Kujtim Gjuzi i ftuar në emisionin “Arena” tregoi se çfarë mesazhi i kishte dërguar ish-kryeministrit Sali Berisha para se PD të digjte mandatet.

Gjuzi tha se i kishte shkruar Berishës së jeta do të vazhdonte pasi e njëjta gjë kishte ndodhur edhe pasi kishin vdekur 4 persona në bulevard. 

“Në momentin që po diktohej që po vendoste me veto Basha, për të lënë mandatet, i kam dërguar një sms doktorit, Sali Berisha. I thashë: Mos doktor të lutem, mos se parlamenti do vazhdojë jetën, se janë vrarë 4 njerëz në bulevard.

Nuk e keni lënë ju qeverinë, me të drejtën tuaj, dhe sot si mundet dot ta lërë dikush tjetër qeverinë në mes të mandatit, kur ju, pikërisht ju Partia Demokratike, keni njohur rezultatin e zgjedhjeve të 2017, edhe pse Partia Konservatore në zyrën e Bashës kanë thënë se nuk duhet të njihet rezultati zgjedhor për të paktën 24 mandate”-tha Gjuzi.

(k.m/dosja.al)

2 Komente në “Do digjte mandatet, Kujtim Gjuzi tregon për mesazhin që i dërgoi Berishës: U vranë 4 persona në shesh, ju se latë qeverinë

  1. O pika ty e kush te vuri ne liste ty

  2. Llumhane parlamenti jo vetem ky po k[ edhe sume te tille

Shto Koment