Politike

‘Do digjej Kuvendi’/ Meta tregon prapaskenat me Bashën: E mora në telefon para protestës, ishin të paralajmëruar

Presidenti Ilir Meta u shpreh se situata ishte tejet emergjente dhe për këtë arsye ishte detyruar që të shtynte datën e votimeve, kjo edhe për të siguruar fshehtësinë e votës. 
Featured image of article: ‘Do digjej Kuvendi’/ Meta tregon prapaskenat me Bashën: E mora në telefon para protestës, ishin të paralajmëruar Ilir Meta dhe Ulsi Manja

TIRANË– Kryetari i Komisionit Hetimor, Ulsi Manja i ka drejtuar disa pyetje presidentit Ilir Meta lidhur me shtyrjen e datës së zgjedhjeve lokale në vend. 

Teksa i përgjigjej Manjës, Meta u shpreh se situata ishte tejet emergjente dhe për këtë arsye ishte detyruar që të shtynte datën e votimeve, kjo edhe për të siguruar fshehtësinë e votës. 

Ndër përgjigjet e tij, Meta tregoi se para protestës së 8 qershorit kishte paralajmëruar kryedemokratin Lulzim Basha se do të mbante përgjegjësi për çdo veprim të qytetarëve të mbledhur nga ai.

Ekipi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare gjykoi se situate ishte emergjente. Unë kam qënë disa ditë në Gjermani dhe jam kthyer në datën 8 pak para se do të fillonte protesta e opozitës. Kam qënë i papërgatitur sepse dekretin do ta kisha nxjerrë që atë ditë. Mora në telefon Bashën para se të niste protesta. Kam kontaktuar edhe me përfaqësues të opozitës, për ndalimin e qytetarëve kur shkuan tek Kuvendi. Madje i kërkova edhe njerëzve të shpërndahen. Mesazhi ishte i qartë për Bashën dhe gjthë të tjerët që ndodheshin aty sepse ata ishin paralajmëruar,”-tha ndër të tjera Meta.

BISEDA NË KOMISION:

1.Ju kompetencën tuaj për përcaktimin e datës së zgjedhjeve e konsideroni një të drejtë tuajën apo si një detyrim kushtetues për të garantuar cilësisht sovranitetin e popullit?

Pikërisht për të garantuar të drejtën e zgjedhjes siç e përcakton Gjykatës e Strasburgut me vullnetin për të vendosur një datë tjetër.

2.Ju, ju referuar Gjykatës së Strasburgut, rastit të Bullgarisë, a mendoni ju zoti presidenti se tentuat që t’i mohonit njërës palë të drejtën e votës?

Unë nuk i kam mohuar askujt të drejtën e zgjedhjes, doja të garantoja një të drejtë gjithpërfshirëse, në mënyrë të lirë dhe të fshehtë. Sepse zgjedhjet me një kandidat nuk janë të fshehta dhe njerëzit nuk i kanë ato mundësi që të ushtrojë të drejtën e tyre. Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut e ka bërë shumë të qartë se çfarë janë zgjedhjet dhe votimet. Një argument tjetër është që Shqipëria ka një mundësi historike që të bëjë një figurë të mirë si kryesuese e OSBE-së vitin tjetër. Sipas vlerësimit tim, nëse shfaqim probleme do ta kemi të vështirë të flasim për standartin e zgjedhjeve.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

3. Mendoni se kjo është mbrojtja e duhur që i bëhet Kushtetutës, caktimi i një date të re?

Nuk ka afat në Kushtetutë për këtë, por vetëm përcaktohet periodiciteti. Nuk caktova datë sepse ishim në kushtet e emergjencës për të krijuar një situatë reflektuese. Kam nisur menjëherë bisedat dhe reflektimet për të caktuar një datë. Sa i takon datës 13 tetor, është zgjedhur për të garantuar një datë gjithpërfshirëse.

4. Kemi një reflektim kur caktuat një datë të re, apo kjo përbën një standart të ri kushtetues dhe jo respektimin, pra reflektuat ju?

Sjellja ime është me standartet kushtetuese që janë sjellë paraardhësit e mi më situata të ngjashme. Jam i bindur se nëse kryeministri do t’i jeptë një mundësi opozitës për të realizuar një proces zgjedhor gjithëpërfshirës. Besoj se situata do të ishte ndryshe. Në rast se unë vendosa, e bëra për të mbrojtjen e zgjedhjeve. Jam shumë i qartë në këtë drejtim.

5. Gjatë fjalës tuaj ju iu referuar situatës së rëndë për firmosjen e anulimit të datës së zgjedhjes. Thatë se kishit informacione se do të digjej Kuvendi, unë se di sa të besueshme ishin ato informacione. Ndoshta janë edhe sekret shtetëror. Megjithatë Kushtetuta ka zgjidhje dhe ka përcaktuar edhe rastin se kur mund të anulohen zgjedhjet për situata të jashtëzakonshme. A tentuat t’i ulnit palët politike përpara se të firmosnit dekretin e 10 qershorit?

Ky informacion, nga një institucion shumë të rëndësishëm, është vlerësuar si kritik sepse përputhej me shumë paralajmërime. Ekipi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare gjykoi se situate ishte emergjente. Unë kam qënë disa ditë në Gjermani dhe jam kthyer në datën 8 pak para se do të fillonte protesta e opozitës. Kam qënë i papërgatitur sepse dekretin do ta kisha nxjerrë që atë ditë. Mora në telefon Bashën para se të niste protesta. Kam kontaktuar edhe me përfaqësues të opozitës, për ndalimin e qytetarëve kur shkuan tek Kuvendi. Madje i kërkova edhe njerëzve të shpërndahen. Mesazhi ishte i qartë për Bashën dhe gjthë të tjerët që ndodheshin aty sepse ata ishin paralajmëruar. 

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka dhënë llogari sot për mbi 2 orë në Komisionin Hetimor në Kryesinë e Kuvendit. Në fjalën e tij, Meta arsyetoi se i anuloi zgjedhjet pasi kishte informacione se Kuvendi do të digjej më 8 qershor. Socialistët u panë të shtensionuar në bisedën e tyre me kreun e shtetit.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment