Politike

Do bojkotohet Parlamenti? Hajdari lë të hapur mundësinë: Sot depozitojmë draftin e ri, të hiqet pragu elektoral, për listat e hapura ia vlen çdo sakrificë

VIDEO
Hajdari u shpreh se do të depozitojë daftin e ri sot në Kuvend dhe pret t'i bashkohet edhe Opozita. Hajdari shtoi se drafti i ri kërkon që të hiqet pragu elektoral dhe të ketë 100% lista të hapura.
Featured image of article: Do bojkotohet Parlamenti? Hajdari lë të hapur mundësinë: Sot depozitojmë draftin e ri, të hiqet pragu elektoral, për listat e hapura ia vlen çdo sakrificë Rudina Hajdari

TIRANË– Deputetja Rudina Hajdari la të hapur mundësin ë një bojkoti të Parlamentit. Në një deklaratë për mediat, pas ndërprerjes së seancës plenare, Hajdari u shpreh se do të depozitojë daftin e ri sot në Kuvend dhe pret t’i bashkohet edhe Opozita. Hajdari shtoi se drafti i ri kërkon që të hiqet pragu elektoral dhe të ketë 100% lista të hapura. 

Pjesë nga biseda për mediat:

Rudina Hajdari: Propozimin e kemi bërë për të garantuar atë që kemi thënë që nga fillimi. Duam listat e hapura 100% dhe të mos mashtrojmë shqiptarët. Kështu që për ta bërë atë propozim konkret kemi nënshkruar një dokument që do depozitohet në Parlament. Shpresojmë që të na bashkohet e gjithë Opozita.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Pyetje: A mendoni se duhet bojkotuar sërish Parlamenti, njëri nhga deputetët e tha këtë gjë?

Rudina Hajdari: Jemi të gatshëm të bëjmë çdo lloj sakrifice për të çuar në fund këtë kauzë që mbështetet nga gjithë shqiptarët. Ftojë të gjithë që të nënshkruajnë dokumentin. Ky hap listat 100% në mënyrë reale. Është një draft që ka një integrim të të gjithë kërkesave.  

(f.m/dosja.al)

Shto Koment