Politike

“Do bllokojmë negociatat”, Cakaj komenton deklaratën e kryeministri grek: S’kemi asnjë problem me plotësimin e kushteve

  • Negociatat/ Cakaj flet për vendet skeptike: Shqipëria ka probleme, por kemi bërë reforma
  • Ministri i Jashtëm në detyrë Gent Cakaj ka deklaruar se s'kemi asnjë problem me plotësimin e kushteve për në BE.
    Featured image of article: “Do bllokojmë negociatat”, Cakaj komenton deklaratën e kryeministri grek: S’kemi asnjë problem me plotësimin e kushteve Gent Cakaj dhe Ralf Gjoni

    Tiranë-Ministri i Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj në Komisionin e Integrimit është pyetur nga deputeti Ralf Gjoni edhe për deklaratat e kryeministrit grek.

    “Jemi të shqetësuar për deklaratat e kryeministrit grek për bllokimin e negociatave.”, është shprehur Ralf Gjoni. Ndërsa përgjigja e ministrit ishte:  “Shqipëria nuk asnjë problem me plotësimi e kushteve”.

    Një javë më parë nga Selaniku, kryeministri grek Mitsotakis paralajmëroi Tiranën se Greqia do të bllokojë fillimin e negociatave të Tiranës me BE nëse qeveria shqiptare nuk tregon me vepra se respekton të drejtat e minoritetit kombëtar grek.

    Në muajin tetor do të vendoset nëse do të hapen apo jo negociatat e BE-së me Shqipërinë dhe me Maqedoninë e Veriut. Deri më tani ambasadorët e huaj dhe KE publikisht ka lobuar më shumë për hapjen e negociatave me Maqedoninë e Veriut se me vendin tonë. Bundestagu gjerman, dhe Holanda, janë shprehur kundër hapjes së negociatave me Shqipërinë. Kësaj liste sipas medieve të huaja i është shtuar edhe Franca e Greqia.

    J.V/Dosja.al 

    Shto Koment