Sport

“Do bëj gabime të reja”, Mourinho shkrin së qeshuri gazetarët, premtimet që bën ndaj klubit të Tottenham

Përsa u përket gabimeve që i sollën shkarkimin, Mourinho e kaloi duke thënë se do bëjë gabime te reja. Përtej shakave ai bën edhe premtime se do bëjë maksimumin që të rrisë skuadrën profesionalisht dhe ta bëjë atë të aftë për fitore.
Featured image of article: “Do bëj gabime të reja”, Mourinho shkrin së qeshuri gazetarët, premtimet që bën ndaj klubit të Tottenham Jose Mourinho
Përditësuar:

ANGLI– I vetëdijshëm për gabimet e së shkuarës ish-trajneri i Manchester United në një konferencë per shyp gjatë prezantimit tek klubi i Tottenham-it, shprehet optimist për sfidën e re që e pret duke bërë batuta me gazetarët.

Përsa u përket gabimeve që i sollën shkarkimin, Mourinho e kaloi duke thënë se do bëjë gabime te reja. Përtej shakave ai bën edhe premtime se do bëjë maksimumin që të rrisë skuadren profesionalisht dhe ta bëjë atë të aftë për fitore.

Nuk do të bëj të njëjtat gabime. Unë do të bëj gabime të reja, tha fillimisht portugezi në formë batuta.Jam shumë i lumtur që jam këtu. Klubi ka vështirësi, pasi ka ndryshuar trajnerin në mes të sezonit. Potenciali i kësaj skuadre, është i jashtëzakonshëm, ashtu si i lojtarëve që janë një nga arsyet pse e bëra këtë zgjedhje. Gjërat nuk ndryshohen në dy ditë. Nuk ka eksperiencë duke marrë drejtimin e një skuadre në mesin e sezonit. Më ka ndodhur vetëm me Porton,”- shprehet Mourinho në konferëncën për shyp, shkruan BBC.

Jose Mourinho, është tashmë trajneri i ri i Tottenhamit. Pas 11- muajsh mungesë ai është rikthyer me një sfidë të re.

(r.g/dosja.al)

Shto Koment