LIVE UPDATES
Politike

‘Do bëhet nami, nami’/ Rama nxjerr planin kundër KÇK-së: Të fortët të provojnë burimin e pasurisë, makinës, biznes

25 Nëntor 2019, 11:33 Nga DOSJA
‘Do bëhet nami, nami’/ Rama nxjerr planin kundër

TIRANE- Kryeministri Edi Rama ka prezantuar siç e kishte paralajmëruar edhe më herët planin kundër organizatës “Kap ça të kapësh”. Rama tha se të gjithë të fortët e përfshirë dhe të dyshuar për ngjarje kriminale, duhet të jenë pjesë e një ligji special, ku duhet të provojnë pasurinë e tyre, dhe nëse burimi është puna. Rama e nisi fjalën e tij për “Kap ça të kapësh” me rastin e prokurorit Arjan Ndoja por edhe me punën e Vettingut. 

Pjesë nga fjala e Ramës:

O popull në burg të futë drejtësia dhe policia e shkretë ka marrë mbi vete gurë dhe drurë pafund, megjithëse ka bërë më mirë se të gjithë punën e vetë. Kur e çon çështjen tek prokurori dhe ai t’a liron kriminelin në sallë. Unë di që durimi është malli më i shtrenjtë në këtë vend. Çfarë po bëjmë sot, po e bëjmë se janë krijuar kushtet që t’a bënim. Deri dje, oligarkia e sistemit të drejtësisë dominonte gjithçka. Ata që dolën nga sistemi, ishin dominuesë. S’merrej me to as media, as publiku. Milionerë që bënin ligjin, ndërsa sot jemi në fazën e ndërtimit të një sistemi tjetër. Kush thotë se ata vetëm u pushuan nga puna, gabon. Vetting-u është për të pastruar, dhe për të vendosur aty njerëzit që do të luftojnë, dhe ata që dalin si të papunë sot, do jenë të akuzuar nesër. Këto të gjitha quhen propagandë. Ndërsa faktet, janë gënjeshtra, janë muhabetet që fillojnë në 6 të mëngjesit deri në 12 të natës dhe bëhet virale çdo gjë e keqe, por ndodh kudo. Ne duhet që sot të jemi të bindur që ne të bëjmë një hap më tej me kurajo dhe vendosmëri.

Vijmë tek KÇK-ja. KÇK-ja është një organizatë kriminale gjykatësish dhe prokurorësh që janë shërbëtorë, tutorë të krimit të organizuar, janë një kancer në sistem që me nisjen e Vetting-ut, ka hyrë në fazën e vetë më agresive. Janë njerëz që e dinë që s’kanë asnjë shans të kalojnë Vettingun. Ndaj sot janë shfaqur më ashpër se dje. Sot ata nuk e kanë më jetën përpara në kuptimin e karrierës, por kanë vetëm kohën e mbetur kur të dalin para Vettingut. Motoja e tyre është, nuk është fantazi, e kam dëgjuar nga ata, Kap ça të kapësh. Rasti i Durrësit, është një nga ata. Në rastin e Durrësit, e sollën rrethanat, që në një makinë ishte prokurori dhe një nga eksponentët e krimit. Në bagazh, dokumentet e vjedhura nga prokuroria. Ato që në një kohë të gjatë u vunë nën kurrizin e Donika Prelës, u gjetën atje. Çfarë duhet të bëjmë? Të presim Vettingun e atyre? Për shkak se kriminelët kanë shpatullat e ngrohta, ka një paturpësi ekstreme, një mungesë ekstreme frike jo e jo, por edhe për të fshehur gjurmët. Çfarë të bëjmë ne kur një kriminel merr peng hipotekën e Vlorës, dhe policia nuk vepron dot, se gjykata dhe prokuroria nuk veprojnë dot. Jemi në një vend ku të gjithë ne që jemi këtu, për të ardhur këtu kemi plotësuar një formular, ku përtej të gjitha standarteve ndërkombëtare ju është kërkuar të tregoni të vërtetën. Nëse kur keni dalë nga barku i nënës keni shkelur vijat e bardha. Është një ligj unikal, ligji i pastërtisë dhe kjo bëhet për të gjithë ato që duan të punojnë në shtet. Po këta, a s’ka ardhur koha, që këtyre njerëzve që janë dënuar, akuzuar për krime të rënda, për rezultat i marrëdhënies me KÇK apo që janë nën hetim në vendet e BE, t’ju kërkohet të deklarojnë pasurinë. T’ju kërkohet të provojnë që ato që kanë i kanë si rezultat i punës. Pse kjo u bëka për të gjithë ata që duan të zgjidhen, u bëka për gjykatësit dhe prokurorët dhe su bëka për këta? Pse? Kush janë këta? Në këtë vacuum mes drejtësisë së vjetër dhe të re, ku një sërë institucionesh janë në proces dhe KÇK-ja ka hyrë në veprim, ne duhet të ndërhyjmë me një ligj special. Të gjithë normat e ligjit anti-mafia t’a kalojmë tek këto subjektet, me radhë. Secili duhet të provojë se shtëpinë, makinën, biznesin i ka si rezultat i punës. Ky s’është proces penal, por administrativ dhe ndërkohë KÇK-së i duhet vënë një kufi shumë i qartë. Në kushtet që një anëtar i KÇK-së shkel ligjin askush s’vepron, ndërkohë që duhet sqaruar se KLP dhe KLGJ të marrin masë për pezullim dhe inspektim për anëtarin e kësaj organizate kriminale. Deri në krijimin e SPAK nëse ne nuk e bëjmë, këtu do të bëhet nami, nami do të bëhet. Do të kemi shfaqje tërbimi. Nëse inspektimi vlerëson që anëtari i KÇK-së që ka shkelur ligjin është në shkelje, mbi të duhet të nisë procesi anti-mafia, barra e provës atij, dhe të provojë nga i buron pasuria. Për të kaluar konkretisht tek lufta me krimin e prganizuar.

Deklarata e kryeministrit Edi Rama u bë një muaj pasi ai etiketoi prokurorin e Durrësit, Arjan Ndoja si “KÇK”. Rama akuzoi Ndojën se po punon për krimin dhe për hesapet e bandave, dhe vetëm disa javë më vonë, prokurori ra pre e një atentati në mbikalimin e Shkozetit ku ngeli i vrarë shoferi i tij, Andi Maloku.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike atentat prokurorit arjan ndoja edi rama ligji special per kck te fortet e rrugeve atentat prokurorit arjan ndoja edi rama ligji special per kck te fortet e rrugeve

Sondazh

Poll

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni