Politike

“Do bëhet ministër”, Balliu i përgjigjet ironisë së Ramës: Në 30 qershor do bësh zgjedhjet e Noc Rrokut

Në një postim në Facebook, teksa ka postuar karrige bosh nga mitingu i Pogradecit, Balliu në një postim në Facebook i ka treguar edhe një herë Ramës se nuk do të ketë zgjedhje në 30 qershor.
Featured image of article: “Do bëhet ministër”, Balliu i përgjigjet ironisë së Ramës: Në 30 qershor do bësh zgjedhjet e Noc Rrokut Klevis Balliu dhe Edi Rama

TIRANË– Ish-deputeti i PD, Klevis Balliu, i është përgjigjur ironisë së Edi Ramës. Në një postim në Facebook, teksa ka postuar karrige bosh nga mitingu i Pogradecit, Balliu në një postim në Facebook i ka treguar edhe një herë Ramës se nuk do të ketë zgjedhje në 30 qershor.

KARRIGET BOSH NË MITINGJET E RAMËS NË POGRADEC. Sipas filxhanit të Lindës që ja more Sorosit ajo është mërzitur për Spiropalin dhe ti je i tmerruar për përgjimet që sjell Bild nesër. Dhe sipas filxhanit ti me 30 qershor do bësh zgjedhjet e Noc Rrokut jo vetëm në Pogradec por në mbarë Shqipërine”, ka shkruar Balliu.

Kujtojmë se Rama në mitingun e Pogradecit ka thënë me ironi se rrugën ja bllokoi çuni i Fahriut. Po ashtu ai “lexoi” dhe filxhanin ku sipas tij Kryemadhi i kishte thënë Fahri Balliut, se Klevisi do të bëhej ministër

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment