Aktualitet

Do bëhej baba, por u vra! Ekzekutimi i Adriatik Tresës në Ekuador, Artan Hoxha: S’kanë lidhje shqiptarët. Gjithçka ka ndodhur me urdhër të karteleve

Tresa u eliminua në një rezidencë në të cilën banonte. Hoxha thotë se ai i godit në një vend shumë të sigurtë dhe vrasja e tij ka ardhur ose nga kartelet e drogës ose nga autoritetet lokale.
Featured image of article: Do bëhej baba, por u vra! Ekzekutimi i Adriatik Tresës në Ekuador, Artan Hoxha: S’kanë lidhje shqiptarët. Gjithçka ka ndodhur me urdhër të karteleve Artan Hoxha dhe Adriatik Tresa

TIRANË– Gazetari Artan Hoxha në studion e Abc me Juli Xhokaxhi ka dhënë detaje për ekzekutimin e Adriatik Tresës pa ditë më parë në Ekuador.

Tresa u eliminua në një rezidencë në të cilën banonte. Hoxha thotë se ai i godit në një vend shumë të sigurtë dhe vrasja e tij ka ardhur ose nga kartelet e drogës ose nga autoritetet lokale.

Gazetari theksonte Tresa ka jetuar fillimisht në Britani dhe nuk rezulton të jetë i përfshirë në ndonjë vrasje.

“Adriatik Tresa është një 40 vjeçar, i bënte në dhjetor. Është nga fshati Baldushk. Është një njeri që në të kaluarën ka punuar vetëm në ndërtim. Nuk ka ngarkesë kriminale në Shqipëri. Nuk është i përfshirë në vrasje. Nga njohjet që kam unë, nuk më rezulton i përfshirë. Është një trafikant kokaine. Njohjet dhe bazën e ka vendosur në Britani. Pasaportën e ka marrë në vitin 2011 dhe është larguar nga Shqipëri. Në Britani rezulton i dënuar, i është kapur një ngarkesë, në atë kohë kanë kërkuar të dhëna për vilën në Baldushk. Ky është momenti i parë që ky personazh është ekspozuar. U detyrua të lëvizë dhe iku në Ekuadot. Nuk ishte bos, por ka qenë një përfaqësues i grupeve kriminale. Është zhvendosur në Ekuador, ka krijuar lidhjet atje. Ishte edhe i martuar, bashkëshortja ishte shtatzënë. Ishte i pozicionuar në Guajakil. Zona ku rrinë këta kanë dy lloj garancish, kanë garanci nga kartelet lokale dhe autoritetet lokale. Që të qëndrosh në një rezidencë duhet të kesh dy mbrojtje. Të hysh në atë zonë që ekzekutimi i tij të jetë bërë me aprovimin e kartelit ose sigurisë. Të gjithë shqiptarët që ndodhen aty më kanë thënë që ne paguajmë shtrenjtë që rrimë këtu. Kur ti goditesh në vendin më të sigurt doo të thotë që ka lëvizur një gjë e madhe. Adriatik Tresa dhe Ilir Hidri kanë qenë miq. Ai është ekzekutuar në maj dhe në Shqipëri trupi i tij ka ardhur me ndihmën e Adriatik Tresës. Ai nuk është përfshirë në vrasje”, tha ai.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Gazetari shtoi se në rezidencën ku jetonte Tresa ka edhe shumë shqiptarë të tjerë.

“Sot në atë zonë ka shqiptarë, nga Dibra, Fieri, Tirana. Cdo shqiptar që rri aty, rri sepse është zonë e sigurt. Tresa në Ekuador kishte biznese legale, farmaci dhe punishte të përpunimit të drurit. Ai ishte i integruar, ksihte depo farmaceutike. Eliminimi i tij është bërë me urdhër të karteleve lokale. Diçka po ndodh, kjo do të thotë se po ndryshohen linjat atje. Ajo që i ka ndodhur Tresës është një ngjarje ë ka të bëjë me kartelet e Ekuadorit”, tha Hoxha.

Marrë nga AbcNews

Shto Koment