Aktualitet

“Do bashkohemi me ata që do t’ju prishin shtëpitë”, gazetari Mentor Kikia revoltohet me protestuesit e Unazës së Re: Jeni kthyer në stres

Gazetari shkruan se është shumë i shqetësuar për faktin se banorët e Unazës së Re bllokojnë çdo natë rrugën në mënyrë që të protestojnë kundër shembjes së baesave të tyrëe.
Featured image of article: “Do bashkohemi me ata që do t’ju prishin shtëpitë”, gazetari Mentor Kikia revoltohet me protestuesit e Unazës së Re: Jeni kthyer në stres Foto të publikuara nga Mentor Kikia

TIRANË– Gazetari Mentor Kiki aka bërë një reagim në lidhje me banorët e Unazës së Re të cilët çdo natë bllokojnë rrugën në Astir për të protestuar kundër shembjes së tyre.

Në një status në rrjetet sociale, Kikia shkruan se bllokimi i rrugës është kthyer në një stress për të gjithë banorët e tjerë të kësaj zone. Ndër rreshta, gazetari shkruan se do ët donte që çdo gjë të zgjidhje në favor të atyre banorëve që kundërshtojnë projektin e Unazës së Madhe pasi u prek banesat, por nuk ka asgjë në dorë.

Më pas Kikia shton se do vijë një ditë që banorët e tjerë të asaj zone do të jenë në krahun e atyre që synojnë t’u shembin banesat për shkak të stresit që përjetojnë.

Reagimi i gazetarit Mentor Kikia

Përse policia vazhdon të lejojë bllokimin e Unazës së Re çdo natë?

Unë e mbështes rezistencën e pashembullt të banorëve të Unazës së Re. Ata janë në të drejtën e tyre, para ligjit dhe para Zotit, për të kërkuar çdëmtimin e pronës së tyre. 
Por bllokimi rrugës çdo mbrëmje, në pikun e lëvizjes, e ka shndëruar zonën perëndimore të kryeqytetit në ferr. Njerëz që kthehen nga puna në autostradën Tiranë-Durrës, derdhen nëpër rrugica, me dhe pa krye, në përpjekje për të çarë bllokimin.
E di që do të thoni: Rrugët bllokohen kudo ku protestohet. Po, e pranoj, që rruga të bllokohet si pasojë e protestës. Por nuk e pranoj që bllokimi i rrugës të jetë një formë proteste. 
Disa dhjetra njerëz, çdo natë janë shndërruar në problem për mijëra, dhjetra e qindra mijëra të tjerë. Dhe këta njerëz që mbeten në rrugë, nuk janë as fajtorë, as përgjegjes dhe mbi të gjitha nuk kanë asgjë në dorë për tua zgjidhur këtë problem. 
Protesta është një reagim ndaj qeverisë, e cila në fakt nuk po shqetësohet aspak nga bllokimi i rrugës. Ata që po shqetësohen dhe po e vuajnë këtë janë qytetarë të tjerë, tërësisht të pafajshëm. Unë perosnalisht e kam vuajtuar shumë herë këtë stres që ju krijoni aty. Do të doja me gjithë shpirt që kjo çështje të zgjidhej një minutë e më parë në favorin tuaj. Por unë s’kam asgjë në dorë. As shumë e shumë të tjerë, të cilëve na zini rrugën. 
Të dashur bashkëqytetarë të Unazës së Re!
Gjeni një formë tjetër proteste, që të tërhiqni edhe banorët e tjerë t’ju mbështesin. Nëse do të vazhdoni të na zini rrugën në te tjerëve çdo natë, në pikun e lëvizjes, atëherë nuk është çudi që ditën kur të mësyjnë fadromat aty, këta njerëz të mos bashkohen me ju, por me ata që do ju prishin shtëpitë. 
Shteti nuk mund të qëndrojë më indiferent. Ose ti japë zgjidhje çështjes së shtëpive, ose të liroje rrugën.

Prej muajsh banorët e zonës së Astirit protestojnë kundër projektit Unaza e Madhe pasi u prek banesat. Sipas tyre ai është një projekt koruptiv për interesa të Erion Veliajt. Nga ky projekt preken 340 prona dhe deri më tani janë shembur 7 të tilla.

(f.m/dosja.al)

Një Koment në ““Do bashkohemi me ata që do t’ju prishin shtëpitë”, gazetari Mentor Kikia revoltohet me protestuesit e Unazës së Re: Jeni kthyer në stres

  1. I qenka prishur qetesia Mentor Kikise?!

Shto Koment