LIVE UPDATES
Aktualitet

Djemtë vranë taksistin për nder, flet Haki Shera: S’dija që gruaja më tradhëtonte, kishte detyrat e shtëpisë por tashm

8 Gusht 2020, 14:30 Nga DOSJA
Djemtë vranë taksistin për nder, flet Haki Shera: S’dija

TIRANË– Haki Shera, babai i dy vëllezërve Saimir dhe Arsil Shera, të cilët akuzohen se ekzekutuan me breshëri kallashnikovi taksistin 71-vjeçar, me të cilin nëna e tyre kishte një lidhje jashtëmartesore ka folur pak ditë pas ngjarjes.

Në një intervistë për News24 nga Gjykata e Tiranës, burri tashmë në pension rrëfen se ka punuar në ndërtim bashkë me djemtë për të siguruar bukën e gojës, por ata asnjëherë nuk i shprehën shqetësim për çfarë po ndodhte në familjen e tyre. Edhe pse pranon se njëri nga djemtë, Saimiri ishte shumë i shqetësuar kohët e fundit, dhe se sipas tij, zgjodhi të largohej nga shtëpia dhe të jetonte në një fshat tjetër.

Për bashkëshorten e tij, Haki Shera thotë se ende nuk ka marrë asnjë vendim. Ai mohon të kishte dijeni, që e shoqja, kishte një lidhje jashtëmartesore me taksistin, por nëse kjo ka ndodhur familja e viktimës sipas tij i ka borxh ‘nderin e gruas’, ndërsa e shoqja të zgjedhë vetë një rrugë.  65-vjeçari pranon se e njihte viktimën Abdulla Budlla, madje ishte vetë ai që e punësoi vite më parë, si taksist të besuar të familjes.

Intervista

Pse keni mbërritur sot në Gjykatë?
Unë kam ardhur në gjykatë për t’u interesuar për çunat. Saimir Shera dhe Arsil Shera.

Çfarë ka ndodhur më këta?
Se si ka ndodhur kjo e kam marrë vesh me vonesë. Momentale ka qenë ajo vrasja ose ka qenë me paramendim se unë nuk i di si baba. Çdo gjë që mund të ketë ndodhur më mirë të pyetet ai që ka bërë vrasjen, çuni Saimir kurse Arsili është kot.

Sa fëmijë keni?
Unë kam 9 fëmijë, 5 çuna, 4 vajza. Jetoj në Zezë, Rinas.

Po bashkëshortja juaj ku jeton?
Në shtëpi.

Vijoni të jeni të martuar, nuk ka pasur divorc?
Jo nuk jemi divorcuar. Ajo ka detyrat e shtëpisë. Unë kam punët e mia, punoj ndërtim në gjithë rrethin.

Ditët e fundit është folur në media për një marrëdhënie mes bashkëshortes suaj dhe të ndjerit Abdulla Budlla…
Të sqaroj unë ty. Kjo ngjarje që ka ndodhur ka ndodhur dhe e ka pranuar çuni dhe çuni me depresion, se çfarë halli ka pasur, unë nuk e kam kuptuar. Ndoshta marrëveshjet mund t’i ketë bërë me nënën e vet. Unë nuk di gjë.

A keni pasur ju dijeni për një marrëdhënie të bashkëshortes suaj me viktimën?
Unë nuk kam pasur dijeni se nuk më ka thënë kush.

E njihnit viktimën?
E njoh viktimën sepse e kam marrë para disa vitesh si shofer në shtëpi për problemet familjar,e për të shkuar në dasma e varrime. Ka pas dhe goca aksident, e çonte në terapi. Problemet e ngacmimit familjar, nëse është e vërtetë më ka borxh. Më ka borxh se më ka prish 4 familje. Mua, dy çunat dhe familje tjetër. Unë si babë më vjen keq si ka ardhur kjo punë. Po e di vetë çuni. E kam pas një shqetësim tek çuni por nuk jeton me mua. Ka qenë në rregull me punën. ndoshta e ka mbajtur të mbyllur me veten, me mua jo, ndoshta me nënën e tij. nëna e vet do japë deklarim zyrtar jo badihava.

A keni biseduar me bashkëshorten pas ngjarjes?
Jo kam ndenjur i habitur deri tani. Tani e pas do shoh.

Janë hedhur dyshime ndaj jush se keni ushtruar dhunë dhe konsumoni alkool?
Pi alkool unë? Kush është ai që nuk pi alkool. Pi birra, pi alkool, gjithë ditën në ndërtim, me shoqërinë e punës. Po jemi në lidhje pune. Nuk kam ushtruar dhunë. Pse do ushtroj dhunë. Dhuna është kjo, nëse je fajtore ec. Nëse jo…Nëse është fajtore ta zgjedhë vetë rrugën. Nuk mund të them se është bërë ai veprim i shëmtuar, nuk di gjë. Nëse ai e ka bërë turp për. E kam marr në familje. Nëse e ka ngacmuar më ka borxh prapë.

Keni shkuar në varrimin e Abdulla Budllës?
Sa taksixhinj marr unë do shkoj në varrim unë.

Po bashkëshortja juaj ka shkuar?

Punë e vet, nuk i kam thënë unë. Nuk e kam pas mik as shok, taksixhi.

Gjykata e Tiranës la në burg Saimir dhe Arsil Sherën. Ndaj tyre rëndon akuza e vrasjes me paramendim. I vetmi që reagoi në gjykatë ishte më i madhi nga vëllezërit, Saimiri kur i tha gjykatëses se krimin e kreu për nderin e familjes. Nëna e dy djemve, Mejte Shera ka pranuar se prej gjashtë vitesh kishte lidhje me taksistin e vdekur.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ejte shera haki shera saimir shera ejte shera haki shera saimir shera

Sondazh

Poll

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni