Aktualitet

‘Djemtë e bukur’ ende “punojnë”! Karteli shqiptar merr goditjen e radhës, 4 të arrestuar, kërkohen dy të tjerë

Siç raportojnë mediat italiane, të prangosurit, identiteti i të cilëve nuk është bërë me dije, ishin pjesë e një qelize shpërndarëse që vepronte për llogari të "Kompania Bello", kartelit shqiptar të drogës- që u shpërbë shtatorin e kaluar gjatë operacionit "Los Blancos".
Featured image of article: ‘Djemtë e bukur’ ende “punojnë”! Karteli shqiptar merr goditjen e radhës, 4 të arrestuar, kërkohen dy të tjerë Foto ilustruese

ITALI– Policia italiane ka zhvilluar një operacion midis Toscanës dhe zonës së Emilia Romagna-s, ku dy persona kanë përfunduar në pranga. Por të arrestuarit nuk janë “spacciator-ë” të thjeshtë.

Siç raportojnë mediat italiane, të prangosurit, identiteti i të cilëve nuk është bërë me dije, ishin pjesë e një qelize shpërndarëse që vepronte për llogari të “Kompania Bello”, kartelit shqiptar të drogës- që u shpërbë shtatorin e kaluar gjatë operacionit “Los Blancos”.

Muajt ​​e fundit, gjatë aksionit të Policisë në zonën ku u bënë edhe arrestimet, u kapën 15 kg marijuanë dhe u arrestuan dy shtetas shqiptarë. Sot, megjithatë, ka katër të prangosur, tre shqiptarë dhe një italian. Gjithë çfarë bëhet me dije nga mediat italianë është se shqiptarët janë të moshve 32-47 vjeç.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Hetimet zbuluan se grupi merrte kokainë nga Holanda dhe marijuanë nga Shqipëria dhe më pas e trafikonin në Itali. Por operacioni nuk ka përfunduar këtu. Policia po kërkon për dy persona të tjerë që duhet të prangosen, por aktualisht nuk po gjurmohen dot nga efektivët italianë.

Karteli “Los Blancos”  dyshohet se kryesohet nga biznesmeni Eldi Dizdari. Ai është arrestuar në Dubai dhe pritet që të dërgohet në Itali. Gjatë operacionit u sekuestruan 5.5 milionë euro cash dhe 4 ton kokainë. Hetimet nisën në vitin 2015 pas një sherri në një lokal në Firence, duke qenë se njëri nga të arrestuarit kishte një celular Blackberry në te cilin u gjetën bisedat e trafikantëve të drogës. Ndërkohë operacioni ende vijon për kapjen dhe shkatërrimin e plotë të kartelit të drogës.

 (k.m/dosja.al)

Shto Koment