Politike

Djegia e mandateve të opozitës, Ramës nuk i ikën e keqja: Shyqyr që iku Berisha

Kryeministri Edi Rama "ka vlerësuar" djegien e mandateve të opozitës vetëm sepse sollën largimin e paraardhësit të tij Sali Berisha nga Kuvendi. Berisha është deputeti më jetëgjatë i parlamentit, i zgjedhur nga populli për rreth 23 vite.

DURRËS- Kryeministri Edi Rama nga takimi me qytetarët në kuadër të turit të “Bashkia që Duam” nuk la pa ironizuar edhe opozitën me vendimin e saj për djegien e mandateve.

Nga i gjithë aksionin i opozitës së bashkuar, kryeministri vlerësoi faktin që paraardhësi i tij Sali Berisha ishte larguar nga parlamenti.

Berisha është deputeti më jetëgjatë i parlamentit, i cili ka qënë deputet i zgjedhur nga populli për rreth 23 vite.

Po a ju kujtohet si na e bënë kokën me “votim elektronik” edhe Bashkimi i shkretë vetëm atë thoshte në mjes. Mirë thamë ne. Bënë edhe ne teste, a e kupto mrrokllën apo jo ai fshatari. Reforma zgjedhore, reforma zgjedhore. Sa i thamë hajdeni ta bëjmë ikën. Por nuk është se nuk do por ikën. Luli bëri gabim se tha pa u djeg mora gjysëm e qeverisë, po të digjem do dhe me atë fallxhoren në krah. I tha fallxhorja shoh në filxhan që një E bie dhe një L ngrihet dhe ndezi flakët e zjarrit. U hodh Luli, Berisha nga mbrapa benzinë. Mirëpo ata e shohin që sjellin turistë nga Vora, Shkodra, gjithë ajo ekstazë del një bojë e zezë dhe ikin. I thashë sillini bojra të bukura se vetëm të zezën njohin. Puna është se nuk kemi çfarë t’i bëjmë kësaj radhe. Nuk ka e dhënë detyrën që të sjellim Lulin në pushtet. Asnjë nga ju se thotë këtë. Madje thoni shyqyr që iku Berisha nga parlamenti. Iku vetë. Dalin jashtë dhe tani rrinë tek dera. Ata ikën vetë. Por ai Saliu bëri mirë që iku. Është kënaqësi që e shoh teksa i flet në vesh të Lulit, ça i thotë hidhu në erë. Aty ku i hedh sytë Mona. Monika, ejjjj i thotë Zotit ‘Shpëto shqiptarët nga blerja e votës’. Monika të blejë vota? Mos! Monika blen çizme. Se ku komunikon kjo me zotin unë nuk e di. Duhet të ketë karta nga ata pa numër fiks. Por të paktën na bëjnë për të qeshur.  

Edi Rama, kryeministër

Deputetët e opozitës së bashkuar kanë dorëzuar mandatet e tyre pasi sipas tyre Parlamenti ishte i kontrolluar nga krimi. Opozita kërkon zgjedhje të parakohshme, krijimin e një qeverie tranzitore e cila do të organizojë zgjedhjet lokale dhe ato qendrore. Nga ana tjetër, kryeministri Edi Rama ka përjashtuar zgjedhjet e parakohshme, dhe ka ofruar vetëm dialog për opozitën. Megjithatë rreth 21 kandidatë të listave shumëemërore kanë pranuar mandatin duke krijuar edhe opozitën e re në parlament. 

(k.m/dosja.al)

Shto Koment