Politike

Djegia e mandateve të opozitës, Kryemadhi zbulon detaje nga telefonata me DASH: I thashë është vonë

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka treguar detaje lidhur me telefonatën e bërë me DASH, një natë para djegies së mandateve. Kryemadhi zbulon se në momentin që ndihmës sekretari i Shtetit Amerikan për Europën e kishte marrë në telefon, ajo i ishte përgjigjur se e kishte firmosur dorëheqjen.
Featured image of article: Djegia e mandateve të opozitës, Kryemadhi zbulon detaje nga telefonata me DASH: I thashë është vonë Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi dhe ndihmës sekretari i Shtetit Amerikan për Europën, Mathew Palmer

TIRANË- Disa ditë më parë, ndihmës sekretari i Shtetit Amerikan për Europën, Mathew Palmer zhvilloi një bisedë telefonike me kryetaren e LSI-së Monika Kryemadhi dhe me kryedemokratik Lulzim Basha, të cilëve i kishte kërkuar që të mos i digjnin mandatet. (Lexo këtu)

E ftuar në “Tv Syri”, kryetarja e LSI-së Kryemadhi zbuloi detaje nga telefonata me zyrtarin e lartë të shtetit amerikan.

I thashë është vonë, unë e kisha firmosur. Më ka marrë në 5 e 15 të datës 20 pasdite, unë e kisha firmosur që në 2 të drekës. Po unë prapë do e kisha firmosur se vetëm ky akt mund të bënte njerëzit të kuptonin se destabilizteti i pushtetit të Edi Ramës do sillte stabilitet në rajon e Europë. Ndjeva kënaqësi dhe çlirim kur firmosa lënien e mandatit. Njerëzve u mungonte shpresa se mendonin se opozita ishte e kapur, kjo ishte dhimbja më e madhe. Njerëzit mendonin se deri dje ne bënim lojë politike, njëherë i gjuaja unë me çizme, njëherë dikush me bojë dhe kjo ishte opozita”-, tha Kryemadhi.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Opozita e bashkuar la mandatet e deputetëve disa ditë më parë. PD dhe aleatët kërkojnë rrëzimin e qeverisë Rama 2, krijimin e një qeverie tranzitore e cila do të organizojë zgjedhje të parakohshme qendrore dhe ato lokale.

(k.m./dosja.al)

Shto Koment