Politike

Djegia e mandateve, Shehi tregon qëllimin e vendimit dhe shpreh zgjënjimin: Donim të zhvlerësonim parlamentin, por fatkeqësisht nuk ndodhi

Shehi u shpreh se vendimi u mor për shkak të dëshirës për ta zhvlerësuar institucionin e parlamentit si institucion, por kjo fatkeqësisht nuk ndodhi.
Featured image of article: Djegia e mandateve, Shehi tregon qëllimin e vendimit dhe shpreh zgjënjimin: Donim të zhvlerësonim parlamentin, por fatkeqësisht nuk ndodhi Dashamir Shehi, kreu i LZHK-së

TIRANË- Ish-deputeti, Dashamir Shehi, njëherësh dhe kreu i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar, ka treguar sot qëllimin e opozitës ku mori vendimin për djegjen e mandateve. Në një intervistë në RTV Ora, Shehi u shpreh se vendimi u mor për shkak të dëshirës për ta zhvlerësuar institucionin e parlamentit si institucion, por kjo fatkeqësisht nuk ndodhi.

Ish-deputeti shtoi se zhvlerësimi i Kuvendit nuk ndodhi pasi mandatin e morën të tjerët që renditeshin më poshtë në listë, dhe se ato i kanë shërbyuer më shumë kryeminstrit Edi Rama, se sa vetë deputetët e tij.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Unë e gjykoj që në një moment të caktuar e bëmë me një qëllim pragmatist, për ta shtyrë në maksimum protestën tonë, për ta konsideruar të pavlefshëm këtë institucion. Në fakt, përtej anës formale, nga ana politike ishte i pavlefshëm. Ne aty brenda ishim pakicë, po përballeshim me dhunë ligjore, nuk mund të debatonim asnjë ligj, nuk kishte asnjë vlerë. Nga kjo pikëpamje dëshira ka qenë që duke u larguar, ta zhvlerësojmë këtë lloj institucioni për këtë periudhë, por fatkeqësisht nuk ndodhi. Defekti ishte kur përtej nesh erdhën disa të tjerë, të cilët i kanë bërë një shërbim shumë më të madh Ramës se sa i bëjnë të vetët”, shtoi Shehi.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment