AktualitetPolitike

Djegia e mandateve nga Opozita, reagon OSBE: Po minoni procesin demokratik

  • Mandatet/ Këshilli Kombëtar i PD merr vendimin unanim për djegien e tyre
  • Featured image of article: Djegia e mandateve nga Opozita, reagon OSBE: Po minoni procesin demokratik

    Tiranë- Prezenca e OSBE-së në Tiranë ka reaguar pas vendimit unanim të marrë në Këshillin Kombëtar të Partisë Demokratike, për djegien e mandatit të deputetit. (Lexo këtu)

    Me anë të një postimi në rrjetet sociale, OSBE shprehet se, vendimi i deputetëve të opozitës për t’u dorëhequr nga Kuvendi minon procesin demokratik ligjvënës dhe përbën një heqje dorë nga përgjegjësia e tyre për të përfaqësuar qytetarët që i kanë votuar.

    Deklaratë e Prezencës së OSBE-së në Shqipëri

    Vendimi i deputetëve të opozitës për t’u dorëhequr nga Kuvendi minon procesin demokratik ligjvënës dhe përbën një heqje dorë nga përgjegjësia e tyre për të përfaqësuar qytetarët që i kanë votuar. Reformat thelbësore dhe gjerësisht të mbështetura po vonohen.

    Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

    Prezenca e OSBE-së këshillon fuqishëm që të mos ndërmerret asnjë përpjekje për të tronditur themelet e demokracisë përmes dhunës, që të mos ndryshohet procesi demokratik përmes presionit jodemokratik. Ata që mundësojnë dhe nxisin dhunën do të mbajnë përgjegjësi. Na vjen keq që paralajmërimet e kaq shumë miqve dhe partnerëve afatgjatë të Shqipërisë nuk u dëgjuan.

    Bazuar në përkrahjen tonë të kahershme për Shqipërinë, ne bëjmë thirrje për sjellje të përgjegjshme dhe për rifillim të procesit demokratik në Kuvend, një nga arritjet e Shqipërisë demokratike moderne. Shqipëria ka bërë përparim domethënës përgjatë dy dhjetëvjeçarëve të fundit, në fushën politike, ekonomike dhe shoqërore, duke lënë pas autoritarizmin. Ky përparim duhet të vijojë për të mirën e të gjithë qytetarëve shqiptarë dhe jo të përmbyset në dobi të një grushti dhunuesish.

    Pavarësisht thirrjeve të ndërkombëtarëve, Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike, vendosi sot në mënyrë unanime për djegien e mandateve. Lulzim Basha në një deklaratë për mediet, u shpreh se se ishte populli ai që e dha mesazhin për opozitën dhe se ai bashkë me deputetët e tjerë iu bindën atij

    (B.B/ Dosja.al)

    Shto Koment