Politike

Djegia e mandateve/ Sejamini: Zgjedhjet e parakohshme janë zgjidhja e krizës

Për analistin Neritan Sejamini, zgjedhjet e parakohshme janë zgjidhja e krizës.
Featured image of article: Djegia e mandateve/ Sejamini: Zgjedhjet e parakohshme janë zgjidhja e krizës Analisti Neritan Sejamini

Analisti i njohur Neritan Sejamini, a folur rreth situatës aktuale politike të krijuar nga djegia e mandateve të Opozitës.

I ftuar në emisionin “A Show” të gazetarit Adi Krasta, Sejamini u shpreh se mënyra e daljes nga kjo krizë janë zgjedhjet e parakohshme.

Duke u ngalur tek protesta e të enjtes së shkuar para Kuvendit, Sejamini u shpreh se qeveria dhe ekipi i saj i propagandës krijuan idenë e një proteste të dunshme, por realiteti tregoi të kundërtën. Sipas tij, propaganda është zgjedhja e parë e Ramës për tu përballur me Opozitën.

“Reagimi i parë që ka bërë Rama me situatën politike është përpjekja për ta trajtuar atë me propagandë. PS ka një ekip për propagandën. Është një veprim i zgjuar sepse të tjerët do vijnë nga mbrapa. Ajo që qeveria u përpoq të bënte është se protestën u përpoq të thoshte se kjo opozitë do të vijë me dhunë në pushtet. Ata krijuan idenë që kjo protestë do jetë dhunshme për të cdekurajuar njerëzit që të merrnin pjesë në protestë. E vetmja viktimë e kësaj ishte shkulja e një kërpudhe. Kjo bëri efektin e vet, por dhunë të mirëfilltë nuk pati. Këta filluan të lëvizin edhe nga ana vizive duke rrethuar parlamentin me tela dhe duke shkëputur valët e telefonit.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Propaganda luan me emocionet dhe me ndjeshmërinë. Qëllimi është që Basha të duket i dobët dhe ai nuk është faktor. Elementi i tretë që është elementi i turlisë politike. Duan të japin idesë se kjo gjë do pengojë integrimin. Thirrja e PS se do kthehet Berisha është tipike autoritare. Problemi që ka opozita sot është se është e dobët ne opinion publik. Gjasat janë që zgjedhjet parlamentare do bëhen më herët se në vitin 2021. Fundi i kësaj krize janë zgjedhjet e parakohshme”– tha Sejamini.

Kujtojmë se Opozita ka paraljamëruar për protesta çdo të enjte para Kuvendit të Shqipërisë, (Lexo këtu) ndërsa do të kulmojë me protestë masive para Kryeministrisë me datë 16 mars.

(B.B/ Dosja.al)

Shto Koment