Politike

Djegia e mandateve, deputeti i PS: U vetëvarën në pishat e Parlamentit, na akuzojnë se nuk u premë litarin

Deputeti i PS ndër të tjera shkruan se tani i duket çudi. Manja shton se në politikë, kundërshtari zor të të pres litarin kur mund të të heq karrigen
Featured image of article: Djegia e mandateve, deputeti i PS: U vetëvarën në pishat e Parlamentit, na akuzojnë se nuk u premë litarin Deputeti i PS, Ulsi Manja

TIRANË- Deputeti i Partisë Socialiste, Ulsi Manja, në një postim në Facebook ka komentuar vendimin e opozitës, duke thënë se me djegien e mandateve kanë bërë një vetëvarje.

Manja shton se opozita pas vetëvarjes që ka bërë, që sipas tij “vetëvarë politikisht në degët e holla të pishave para Parlamentit”, tani akuzon qeverinë se nuk i ka prerë litarin.

Para disa muajsh, me përmendjen e djegies së mandateve, pakkush besonte se opozita do të arrinte në këto ditë mjerane për të. E habitshme vërtet kur mendon se seç erë e marrë fryu në krerët e saj, po ajo, me djegien e mandateve u vetvar politikisht në degët e holla të pishave para Parlamentit. Mirë që u vetvar politikisht, po tani na akuzon ne, si mazhorancë, se nuk i premë litarin! Epo, çudi vërtet, sepse, në politikë, kundërshtari zor të të pres litarin kur mund të të heq karrigen!”, shkruan Ulsi Manja në postimin e tij në Facebook.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Opozita e bashkuar pas protestave ka vendosur që të djegë mandatet, dhe ka dorëzuar dorëheqjet në Komisonin Qendror të Zgjedhjeve, duke futur vendin në një krizë institucionale.  

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment