Aktualitet

Djegia e makinës së Dritan Lelit/ Dëshmia e banorëve: Nuk dëgjuam gjë, shoferi jetonte tek pallati tjetër (VD)

Sipas banorëve, nga jashtë nuk është dëgjuar asnjë zhurmë përveçse kur kanë parë flakër që kishin përfshirë makinën.

VLORË– Dosja.al ka sigurar dëshmitë e banorëve të pallatit pranë të cilit u dogj makina e kryebashkiakut të Vlorës, Dritan Lelit. 

Sipas banorëve, nga jashtë nuk është dëgjuar asnjë zhurmë përveçse kur kanë parë flakër që kishin përfshirë makinën. Ata shprehen se kryebashkiaku Leli nuk jeton në këtë lagje, por disa pallate më tutje ndodhet shoferi i tij.

DËSHMIA

Fqinje: E kam ndjerë në orën katër. Mendoja se ishte erë, por ishte flakë mbylla mënjëherë grilat. Kush do të mi paguajë mua ato. Nuk dal dot nga shtëpia. I thashë atij të bashkisë bëri sikur nuk dëgjoi. Nuk dëgjova asnjë zhurmë. Jetoj vetëm.

Fqinj: E pamë ngjarjen, kur dola nga shtëpia flaka ishtë në majë. Jo s’ka ndodhur asnjëherë këtu. Ne s’kemi ngacmuar njeri. As në ’97. Mendova se ihste makina e djalit tim, se e lë edhe ai këtu. Zhurmë dhe gjë nuk dëgjuam. Ka edhe ndriçim. unë dal në orën 3 në mëngjes se ka punë. Makina ka qënë këtu se tek pallati tjetër rri shoferi.

Në orët e para të mëngjesit të sotëm është përfshirë nga flakët makina e kryebashkiakut të Vlorës, Dritan Lelit. Dyshohet se zjarrëvënia është e qëllimshme. 

(k.m./dosja.al)

Shto Koment