Politike

“Djegia e Kuvendit”, Artan Fuga: Unë i di ku gjenden provat. Meta: Faleminderit profesor!

Lidhur me deklaratën e presidentit Ilir Meta për djegien e Kuvendit, akademiku Artan Fuga u rikujtoi bombat molotov të hedhura drejt Kryeministrisë. Meta e falenderon.
Featured image of article: “Djegia e Kuvendit”, Artan Fuga: Unë i di ku gjenden provat. Meta: Faleminderit profesor! Artan Fuga dhe Ilir Meta

TIRANË– Akademiku Artan Fuga ka komentuar deklaratën e presidentit Ilir Meta, i cili u shpreh se kishte informata se do të digjej Kuvendi.

Duke marrë shkas nga kërkesa e deputetëve për të thirrur në seancë dëgjimore, kreun e SHISH Helidon Bendo, Fuga u rikujtoi bombat molotov të hedhura drejt Kryeministrisë. 

“Po çfarë bëni o të marrë! Na more se u them unë ku janë provat! Po flakë te kryeministria a pati? Po te Kuvendi a pati? Merrnin zjarr pemët dhe pastaj gjithë zona digjej zjarr. Se unë kisha edhe hallin e ndërtesës së akademisë,”- shkruan Fuga mes të tjerash në Facebook.

Postimi i plotë:

Statusi i Fugës është komentuar më pas edhe nga vetë kreu i shtetit, Ilir Meta, i cili e falenderon për risjelljen në kujtestë të pamjeve nga protestat. 

Faleminderit profesor Fuga, që na riktheve në situatën e çmendur që përjetuam dhe që sot na duket ëndërr!,”-shkruan Meta. 

Presidenti Ilir Meta të hënën në Komisionin Hetimor arsyetoi se i anuloi zgjedhjet pasi kishte informacione se Kuvendi do të digjej më 8 qershor. Në lidhje me këtë deklaratë, Dosja.al u interesua dhe kontaktoi disa nga zyrtarët më të rëndësishëm të kampit blu.

Ata thanë jozyrtarisht se PD nuk ka patur ndonjëherë dijeni për një plan për djegien e Kuvendit. Ndërkohë 9 deputetë kanë bërë kërkesë për seancë dëgjimore për kreun e Shërbimit Informativ Shtetëror, Helidon Bendo.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment