
SELANIK-Një ngjarje tragjike ka ndodhur në familjen shqiptare e cila jeton në Selanik ditën e sotme. Mediat greke bëjnë të ditur se një 16 vjeçar është djegur i gjallë brenda banesës së tij.
Në momentin që shtëpia është përfshirë nga flakët brenda saj ndodheshin të tre fëmijët, të moshave 16, 13 dhe 6-vjeçare.
Prindërit nuk ishin në banesë në orën 11 të paradites së të martës, pasi sipas mediave greke, babai i fëmijëve ishte në punë dhe nëna e tyre ishte nisur të hënën drejt Shqipërisë. Për këtë shkak, tezja e fëmijëve po kujdesej për ta, por kur ra zjarri, për të cilin ende nuk dihet shkaku, ajo nuk ndodhej në shtëpi.
Sipas dëshmitarëve zjarri në shtëpi ra kur 16-vjeçari kishte dërguar një objekt ngrohjeje në dhe papritur zjarri mbuloi dhomën dhe gjithë ndërtesën.
Vëllain dhe motrën e tij të vogël i kshte shpëtuar tezja, e cila ishte njoftuar nga mbesa e saj në telefon për zjarrin e rënë, kishte hyrë në flakë për të nxjerrë dy të vegjëlit nga banesa.
Zjarri në ndërtesë ra në orën 11:00 të mëngjesit. Nga zjarri i rënë humbi jetën vetëm 16-vjeçari shqiptar ndërsa pati shumë dëme materjale. Autoritet policore janë akoma në vendngjarje për të bërë zbardhjen e plotë të aksidentit që ndodhi.
(I.A, a.b/dosja.al)