Politike

Dje gjeti ‘fajtorët’, Braçe falenderon Zotin për shuarjen e zjarreve në Shqipëri: Edhe sot ka shi, faleminderit që e ruajte natyrën, bëre mrekulli

Ndër të tjera, zv/kryeministri përsërit thirrjen e një dite më parë, për ndëshkimin e atyre piromanëve që qëllimisht ndezën zjarret dhe kërkuan që të sfidonin shtetit. Në fund, Braçe e mbyll me lajmërimin se edhe sonte ka shi dhe duke falenderuar Zotin, edhe për këtë gjë.
Featured image of article: Dje gjeti ‘fajtorët’, Braçe falenderon Zotin për shuarjen e zjarreve në Shqipëri: Edhe sot ka shi, faleminderit që e ruajte natyrën, bëre mrekulli Erion Braçe

TIRANË– Zv.kryeministri Erion Braçe ka falenderuar Zotin që më në fund, pas disa ditësh të tëra që Shqipëria ishte nën pushtetin e flakëve, zjarri është shuar. Përmes një postimi në rrjetet sociale, teksa ka publikuar edhe fotot e pyjeve që digjeshin, Braçe shkruan se ishte Zoti ai që e bëri këtë mrekulli dhe ruajti natyrën tonë, duke ‘harruar’ që në fakt detyra për të shuar flakët është e zjarrfikësve.

Ndër të tjera, zv/kryeministri përsërit thirrjen e një dite më parë, për ndëshkimin e atyre piromanëve që qëllimisht ndezën zjarret dhe kërkuan që të sfidonin shtetit. Në fund, Braçe e mbyll me lajmërimin se edhe sonte ka shi dhe duke falenderuar Zotin, edhe për këtë gjë.

Statusi i plotë

ZOTI BERI SERISH MREKULLI ME NE, MBROJTI KRYEVEPREN E TIJ NATYREN! Shiu e ulja e temperaturave gjate nates e mengjesit te sotem, shuan zjarret nga veriu ne jug, duke shpetuar mijera hektare pyje e kullota mrekulli! Shihini fotot; Zjarret nje dite me pare, shuarjen e tyre nje dite me pas!
PO NE? DUKET SE ZOTI E KA HUMBUR BETEJEN ME NE, SI QYETARE MBI TE GJITHA! Te gatshem per te vene zjarrin, hem si barbare, hem si te interesuar per nje kullote, te interesuar per qymyr nga druri, te interesuar per troje te lira; Por edhe si inatci i madh per ate qe ka tjetri apo
me shume akoma, per ate qe ka shteti! Ndaluni njerez! Po i mohoni femijeve tuaj nje te tashme e te ardhme te shendetshme, te gjelber, ajrin! Ja bere demin tjetrit, edhe shtetit, e nxorre mllefin, tani ndalu e mendo cpo i le femijeve te tu? Zjarrin? Ti tjetri qe ke ndertuar kudo, ke fituar kudo e gjithcka, nuk u ngope? Mendohu pak; Aq sa ke ku do i gezosh, ne zjarr? Tua them troc si qytetar i ketij vendi;
Une nuk besoj ne ndergjegjesimin tuaj! Ndaj po nxis cdo agjensi ligjzbatuese te hetoj cdo rast zjarri, posacerisht ne pyje, deri ne fund e fundi nuk eshte zjarrvenesi por perfituesi; Ndaj do i propozoj qeverise ashpersimin e ligjeve deri tek detyrimi qe aty ku digjet nje peme zevendesohet me shume te tilla, kurre nuk kthehet ne truall ndertimi! Sot ne darke ka shi perseri! Faleminderit Zot edhe per kete! Faleminderit edhe cdo sherbyesi te shtetit, zjarrefikes, ushtarake etj qe luftuan me zjarret javen e fundit; NUK KA MBARUAR, DO JEMI BASHKE PRAPE! VO: fotot e djeshme e te sotme ne pyjet e Gramshit.

 

View this post on Instagram

 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

ZOTI BERI SERISH MREKULLI ME NE, MBROJTI KRYEVEPREN E TIJ NATYREN! Shiu e ulja e temperaturave gjate nates e mengjesit te sotem, shuan zjarret nga veriu ne jug, duke shpetuar mijera hektare pyje e kullota mrekulli! Shihini fotot; Zjarret nje dite me pare, shuarjen e tyre nje dite me pas! PO NE? DUKET SE ZOTI E KA HUMBUR BETEJEN ME NE, SI QYETARE MBI TE GJITHA! Te gatshem per te vene zjarrin, hem si barbare, hem si te interesuar per nje kullote, te interesuar per qymyr nga druri, te interesuar per troje te lira; Por edhe si inatci i madh per ate qe ka tjetri apo me shume akoma, per ate qe ka shteti! Ndaluni njerez! Po i mohoni femijeve tuaj nje te tashme e te ardhme te shendetshme, te gjelber, ajrin! Ja bere demin tjetrit, edhe shtetit, e nxorre mllefin, tani ndalu e mendo cpo i le femijeve te tu? Zjarrin? Ti tjetri qe ke ndertuar kudo, ke fituar kudo e gjithcka, nuk u ngope? Mendohu pak; Aq sa ke ku do i gezosh, ne zjarr? Tua them troc si qytetar i ketij vendi; Une nuk besoj ne ndergjegjesimin tuaj! Ndaj po nxis cdo agjensi ligjzbatuese te hetoj cdo rast zjarri, posacerisht ne pyje, deri ne fund e fundi nuk eshte zjarrvenesi por perfituesi; Ndaj do i propozoj qeverise ashpersimin e ligjeve deri tek detyrimi qe aty ku digjet nje peme zevendesohet me shume te tilla, kurre nuk kthehet ne truall ndertimi! Sot ne darke ka shi perseri! Faleminderit Zot edhe per kete! Faleminderit edhe cdo sherbyesi te shtetit, zjarrefikes, ushtarake etj qe luftuan me zjarret javen e fundit; NUK KA MBARUAR, DO JEMI BASHKE PRAPE! VO: fotot e djeshme e te sotme ne pyjet e Gramshit

A post shared by Erion Brace (@erionbrace) on

Një ditë më parë, Braçe fajësoi qytetarët për zjarret që për ditë me radhë pushtuan Shqipërinë dhe kërkoi vendosjen e shkaktarëve para drejtësisë. Sot, pas një moti me shi dhe erë të furishme vatrat e zjarrit u shuan dhe vendi ra në qetësi.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment