
TIRANË- Protestës së maturantëve para Ministrisë së Arsimit i është bashkuar edhe regjisori Robert Budina.
Pas tubimeve për Teatrin Kombëtar, ai është bashkuar protestës së të rinjve, për të suportuar edhe djalin maturant.
Gjimnazistët sot në Berat dhe në Tiranë janë ngritur sot në protestë një ditë pas provimit të Gjuhë-Letërsisë. Ata thonë se teza ishte shumë e vështirë dhe nuk kishte lidhje me shembujt për të cilët kishte njoftuar ministria e Arsimit.
Ata gjithashtu janë shprehur se kërkojnë ose ulje të pikëve që llogariten për të hyrë në universitet, ose uljen e peshës së provimit të gjuhë-letërsisë në këtë llogaritje.
(k.m/dosja.al)