Politike

“I pari që kishte simptoma ishte djali″/ Veliaj: U infektova jashtë pune, izolimin e shtrytëzova për të reflektuar

VIDEO
Veliaj ka treguar se virusin e ka marrë gjatë takimeve familjarve. Ai u shpreh se djali tij Kajan, ishte i pari që pati simptoma.
Featured image of article: “I pari që kishte simptoma ishte djali″/ Veliaj: U infektova jashtë pune, izolimin e shtrytëzova për të reflektuar Erion Veliaj, kreu i bashkisë Tiranë

TIRANË-Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka treguar se është infektuar me COVID-19 gjatë takimeve familjare. Në një intervistë për “Report Tv”, Veliaj u shpreh se fillimisht simptoma shfaqi djali i tij Kajan, e më pas bashkëshortja dhe ai. Kreu i bashkisë rrëfeu se djali tij kishte temperaturë 38.

“Ishin takime jashtë pune. Asnjë nga kabineti i punës nuk rezultoi pozitiv, kështu që unë isha i vetmi. Ne e kaluam të gjithë në shtëpi, fillimisht u sëmurë djali, me temperaturë 38, menduam se kishte dhëmballë, më pas hetimi profesional tregoi që kishte kaluar ai COVID, bashkëshortja dhe pastaj unë. Dhe u futa në karantinë. Ishin dy javë sfiduese, nuk ia uroj as armikut më të madh. Pak kujdes nuk na bën keq”, tregon Veliaj.

Më tej ai tha se gjendja e tij shëndetësore është shumë e mirë dhe se izolimin e ka shfrytëzuar për të reflektuar.

“Jam mirë, shumë më mirë dhe më ka dhënë mundësi që të reflektoj që të mendoj se ca është e rëndësishme, dhe ne ndonjëherë i fusim një mendje të lehtë po jam bërë pak serioz për çështjet e shëndetit. Për mua ishte një kambanë alarmi që jo çdo gjë duhet marrë me sportivitet. Ne e harrojmë që të qenit në formë na ndihmon që të jemi familjarë dhe qytetar më të dobishëm”, tha Veliaj.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ndërkohë, një ditë më parë kreu i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dha lajmin se ka fituar betejën me COVID-19. Ai theksoi se gëzon shëndet të plotë dhe se tashmë i është rikthyer punës. Po kështu, edhe gruaja e tij, Ajola Xoxa  ka rezultuar negative.

J.V/Dosja.al

Shto Koment