Aktualitet

“Djali im luan me forca të errëta”, Rama viziton familjen Greku, biseda interesante me vajzën e vogël: Do takosh Zahon, hajde loz me të (VD)

  • Humbi gjyshërit dhe xhaxhain nga tërmeti, 6-vjeçarja prek me fjalët
  • Gjatë vizitës në banesën e re ku është strehuar familja, Rama ka përqëndruar gjithë vëmëndjen e tij në dy fëmijët e vegjël të të vetmit të mbijetuar të familjes.  

    TIRANË– Pasditen e sotme kryeministri Edi Rama ka shkuar për të vizituar familjen Greku, e cila humbi 3 persona në tragjedinë e 26 nëntorit. Gjatë vizitës në banesën e re ku është strehuar familja, Rama ka përqëndruar gjithë vëmëndjen e tij në dy fëmijët e vegjël të të vetmit të mbijetuar të familjes.  

    Vajza e vogël është ulur pranë kreut të qeverisë dhe i ka treguar dhuratën që ajo donte për Vitin e Ri, ndërsa Rama i ka premtuar se do ta prezantonte me të birin. 

    PJESË NGA BISEDA:

    Rama: Qenke shumë e mirë
    Vajza: Gocë mo
    Rama: Aaaa mke dal aty ku dua. Kam edhe unë një çun të vogël ashtu kështu si ti
    Vajza: Kaq të vogël?
    Rama: Kam edhe një gocë po e kam të madhe, kam edhe një çun të madh. Do të prezantoj ndonjë ditë me Zahon se jemi dhe komshinj
    Vajza: Edhe unë të vij sa herë të dua 

    Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

    Rama: Çfarë ke dëshirë të sjellë plaku i vitit të ri?
    Vogëlushja: Kukull të madhe
    Edi Rama: Do ta porosisim një kukull të madhe
    Vogëlushja: Dua dy kukulla Elsa dhe Ana…
    Rama: Do na prezantosh ndonjë ditë me Elsën dhe Anën. Se ai çuni im merret me Spidermanat me këto forcat e errëta.

    Në bisedë e sipër, e mitura gjithashtu është u shpreh se si ishte ndjerë në momentin kur ka marrë vesh për lajmin, por është ngushëlluar nga i ati.  

    Në tërmetin e 26 nëntorit, familja Greku mbeti nën rrënojat e pallatit në Thumanë. Humbën jetën Pëllumb, Çelike dhe Sajmir Greku. Të vetmit që shpëtuan ishte djali i madh i familjes, i cili ndodhej në Francë dhe gruaja e Saimir, që kishte shkuar bashkë me vajzën për vizitë tek prindërit.

    (k.m/dosja.al)

    Shto Koment