Sport

Djali i Rudi Vatës ofertohet nga klubet e huaja/ Kontrata e firmosur dhe ftesa nga kombëtarja irlandeze

Featured image of article: Djali i Rudi Vatës ofertohet nga klubet e huaja/ Kontrata e firmosur dhe ftesa nga kombëtarja irlandeze Roko Vara, Rudi Vata dhe nëna e 13-vjeçarit.

Tiranë– Roko Vata, djali i futbollistit të njohur shqiptar Rudi Vatës është tashmë një talent në sport. Mësohet se vetëm pak ditë më parë 13-vjeçari ka lidhur marrëveshje afatgjatë me klubin e Sëlltik,  dhe ndoshta në të ardhmen mund të jetë një nga yjet e Europës.

Por së fundmi Roko Vastës i ka ardhur edhe një ftesë nga kombëtarja irlandeze U 15 . VipSport ka siguruar ftesën që i ka mbërritur djaloshit të talentuar nga Irlanda, e cila do ta ketë për 5 ditë nën vëzhgim futbollistin, të cilin pritet ta aktivizojë në dy takimet ndaj Polonisë që luhen më datë 19 dhe 21 nëntor. Mundësi shumë të mira këto për 13-vjeçarin.

Ftesa
Ftesa nga Irlanda

J.V/Dosja.al

Shto Koment