LIVE UPDATES
Art&Argëtim

Djali i regjisorit Mihal Luarasit flet sërish për Teatrin Kombëtar: Rama bëri akt të turpshëm që përdori emrin e babait

4 Gusht 2019, 20:43 Nga DOSJA
Djali i regjisorit Mihal Luarasit flet sërish për Teatrin

TIRANË- Edhe këtë fundjavë, ashtu si një vit rresht, Elton Luarasi, po i bashkohet grupit të artistëve dhe qytetarëve që kujdesen për ndërtesën historike të Teatrit Kombëtar.

Djali i dy artistëve të njohur shqiptarë, Edi dhe Mihal Luarasi, po proteston midis kolegëve dhe fansave të prindërve të tij, duke kërkuar restaurim të Teatrit Kombëtar dhe jo mbushjen e zonës me kulla shumëkatëshe.

Eltoni thotë se këtë angazhim për Teatrin e ka porosi nga prindërit dhe përpiqet ta plotësojë, duke protestuar prej më shumë se një viti në sheshin e kompleksit teatror dhe madje duke e gdhirë me pjesëtarët e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, për ta ruajtur edhe natën nga dëmtimet.

“Vitet e fundit ka ndodhur një bjerje e arteve shqiptare dhe babai im ka qenë një kritikët më të zëshëm dhe një nga kundërshtarët e këtyre politikave kulturore. Ndaj të përdorësh emrin babit tim, Mihal Luarasi, për të mbështetur të kundërtën e mendimeve të tij është një akt shumë i shëmtuar” – thotë Elton Luarasi.

Ai shton se për shumë vite është redaktor i gjithë shkrimeve publicistike dhe librave të babait, i di përmendësh qëndrimet e regjisorit të njohur edhe nga tekstet e shkruara edhe nga bisedat e gjata me të.

“Mihal Luarasi ka thënë se Teatri Kombëtar duhet ruajtur, duhet përkujdesur, por kurrë nuk ka thënë se duhet rrëzuar kjo ndërtesë historike. Mihal Luarasi ka thënë se Tirana ka nevojë për teatro të rinj në hapësirat e shumta që ka përreth” – theksoi Eltoni.

Mihal Luarasi është një nga regjisorët më të njohur shqiptarë, por ai u burgos nga regjimi komunist për shfaqje liberale në arte, duke marrë nga shkas nga drama “Njollat e Murrme”. Gjyqi i tij tronditi qarqet artistike dhe mbahet mend edhe sot nga artistët shqiptarë.

“Ne atëherë ishim studentë, dhe një shoku ynë Fadil Kujovska arriti të hyjë në sallën e gjyqit të Mihal Luarasit dhe doli i shfytyruar prej gjendjes që e pa Mihalin atje. Më vonë e takuam kur doli nga burgu dhe kemi bërë përkujtimore për veprat e Mihal Luarasit. Mendoj se profesor Luarasi është një nga regjisorët më të suksesshëm të arteve shqiptare së bashku me mjeshtrat Pirro Mani, Kujtim Spahivogli, Pandi Stillu, Andrea Malo, Esat Oktrova bënë historinë e regjisurës shqiptare. Ai do të mbetet një nga majat e larta të regjisurës shqiptare” – tha regjisori Edmond Budina.

Ndërsa Edi Luarasi është një nga aktoret e njohura të skenës dhe filmit shqiptar. Ajo u dënua bashkë me shumë artistë të tjerë për shfaqjet borgjeze e liberale gjatë festivalit të 11 këngës.

“Bashkë me Bujar Kapexhiun, Edi Luarasi ishte në Festivalin e 11 të Këngës një prezantuese e shkëlqyer. Ai festival ishte një gëzim I hidhur për të gjithë, sepse të gjithë u dënuan. Edi Luarasi i dha rinisë shqiptare në atë kohë një kurajo dhe një madhështi të rrallë në atë kohën e saj” – thotë Natasha Çipi, një veprimtare e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar.

Por sot Justina Aliaj, një tjetër artiste e dënuar nga regjimi komunist, po ngre në skenën e Teatrit Kombëtar të kërcënuar nga shembja dramën “Mbretëresha”, një vepër nga Rexhep Qosja, të cilën nisi ta përgatiste me Mihal Luarasin afro 30 vjet më parë.

“Këtë vepër që e ngrejmë sot në skenën e Teatrit Kombëtar e nisëm ta punojmë me Mihal Luarasin 30 vjet më parë. Erdhi te shtëpia për të nisur punën me dramën, por atë natë u arratis Ismail Kadare. Sapo nisëm provat, kur u dëgjua lajmi nga radio dhe Mihali nuk mundi ma me punu. – Po iki, tha. Nuk mundem. Sapo është arratis Ismail Kadare” – kujton artistja Justina Aliaj.

Pas burgosjes së babait Eltoni dhe motra kaluan një jetë të vështirë, dhe u privuan nga shumë liri e të drejta njerëzore. Por ai asnjëherë nuk u nda nga pasioni për artet, sidomos tani kur bijtë e regjimit komunist, siç thotë, që dikur i dënuan babanë, sot po përpiqen të shembin Teatrin Kombëtar, duke shtrembëruar fjalët e të atit.

“Kjo më solli një indinjatë të madhe, sepse keqpërdorimi i emrit të një familjarit tënd, sidomos kur ti i di vet shumë mirë mendimet e tij, është e shëmtuar nga ana e pushtetit dhe nga ana e kryeministrit, i cili po përdor shumë emra, nxjerr fraza jashtë kontekstit pa pasur respekt për një njeri që ka vdekur dhe që nuk mundet as të përgjigjet e as ta kundërshtojë në fjalët e tij. Kjo më shkaktoi një nervozizëm të thellë” – thotë Elton Luarasi.

Shumë nga njerëzit që vijnë në protestë janë figura të njohura në profesionet e tyre, shkrimtarë, poetë, profesorë, arkitektë, piktorë dhe shumë studentë. Me gjithë larminë e shkollimit të tyre, ata i bashkon bindja se pas 80 vjet jetë artistike, kompleksi i Teatrove Kombëtarë mund të jetojë edhe 100 vjet të tjerë me një restaurim të thjeshtë.

“Për protestën do thoja që ajo është shenja dhe shembulli më i bukur që mund t’i jepet shoqërisë shqiptare se në cilin drejtim duhet të ecë dhe të largohet nga gjithë imazhet negative që kemi patur në 30 vitet e fundit. Këtu janë mbledhur ajka e shoqërisë, intelektualë e artistë, njerëz të gjithë profesioneve, që kalojnë këtu ditë të tëra e netë, dhe që japin mësime, nag duhet të mësojë politika jonë” – thotë shkrimtarja Lindita Komani.

Dhjetëra e qindra qytetarë po protesojnë në mbrojtje të Teatrit Kombëtar qysh nga shkurti i vitit të kaluar, pra afro 18 muaj, dhe tani kanë dy javë që gdhijnë pranë ndërtesës, ku zyrtarët kanë hequr edhe ujin dhe ndriçimin.

Qeveria thotë se po e zhvillon zonën, duke ndërtuar një teatër të ri, por shumëkush e di tani se prapa kësaj qëllimi i vërtetë është ngritja e një seri kullash shumëkatëshe private, që do të mbulojnë gjithë truallin publik ngjitur me Teatrin Kombëtar.

(Marrë nga Zëri i Amerikës)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

kulture kulture edi rama elton luarasi mihal luarasi protesta tek teatri kombetar ruajtja e teatrit kombetar edi rama elton luarasi mihal luarasi protesta tek teatri kombetar ruajtja e teatrit kombetar

Sondazh

Poll

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni