KRYESORET
Aktualitet

“Ishte djali i oficerit”/Policia fsheh aksidentin, reagon pas denoncimit në Dosja.al

23 Janar 2022, 16:33 Nga DOSJA
“Ishte djali i oficerit”/Policia fsheh aksidentin, reagon pas

TIRANË– Dy ditë më parë në qytetin e Gjirokastrës ndodhi një aksident, i pa raportuar deri më sot. U desh denoncimi i mbërritur në redaksinë e Dosja.al, kërkesa për sqarim nga ana jonë që të dilte në dritë se në datë 20 Janar, rreth orës 21:40, në lagjen ‘Punëtori’ në Gjirokastër një mjet rrëzoi shtyllën e ndriçimit publik.

Sipas denoncimit që mbërriti ditën e sotme në redaksi, në mjetin i cili u përplas me shtyllën, ishte drejtues djali i oficerit të policisë së Gjirokastrës, Dhurim Çenko. Jo vetëm kaq, thuhej se adoleshenti i cili ishte pa leje drejtimi lajmëroi të atin pas përfshirjes në aksident duke mbyllur këtë ngjarje pa asnjë procedurë dhe masë konkrete. Sipas denoncuesit, në mjetin e Çenkos u gjet lënda narkotike e dyshuar si kanabis. Policia zgjodhi që të mos raportonte asgjë për këtë incident që fatmirësisht nuk la pas viktima apo të lënduar.

DENONCIMI:

Djali i nje oficeri policie ne Gjirokaster shkakton aksident duke rrezuar shtyllen e ndriçimit publik, policia hesht nderkohe qe babai polic fsheh ngjarjen. Ngjarja ka ndodhur dy dite me pare ne lagjen PUNËTORI ne qytetin e Gjirokastres ku tre te rinj qarkullonin me nje automjet pa dokumentacion dhe aq me keq drejtuesi i mjetit i biri i oficerit te policise se Gjirokastres Dhurim Çenko, rezulton pa leje drejtimi. Ngjarja shokoi njerezit dhe rrezikoi jeten e kalimtareve teksa mjeti ndermorri inkursione te rrezikshme deri sa perfundoi vrullin tek shtulla e ndricimit publik duke e rrezuar ate. Shoferi ne kete rast biri adoleshent i Dhurim Çenkos ka lajmeruar babane e tij i cili ka ardhur menjehere ne vendngjarje duke e mbyllur kete ngjarje pa procedure dhe pa mase konkrete ne drejtim te te birit te tij. Deshmitare ne vendngjarje spegojne se Dhurim Çenko ka gjetur ne kroskotin e mjetit nje sasi kanabisi qe u zhduk si me magji sapo ai vuri dore dhe fshehur keshtu gjurmet ne vendngjarje. Per kete ngjarje Policia e Gjirokastres ka heshtur dukr mos dale me nje komunikate nderkohe qe nese kjo ngjarje do ti kish ndodhur dikujt tjeter, personi do te ishte ne burg.

Dosja.al pa dashur që të publikojë denoncimin që dhe mund të ishte i pavërtetë kontaktoi me policinë e Gjirokastrës. Pasi kërkesës zyrtare përmes email-it, nëse ngjarja ishte e vërtetë e nëse i përfshiri në ngjarje ishte djali i oficerit, policia vetëm pohoi se në atë vend kishte ndodhur aksident. Duke mos pohuar dhe as mohuar se në ngjarje ka qënë i përfshirë djali i Çenkos, policia sqaron se:

Automjeti tip ‘Nissan’ me drejtues personin me inicialet A.M, që sipas tyre kishte leje drejtimi, ka goditur një shtyllë elektrike e për këtë është ndëshkuar me masën administrative me vlerë 2.000 lekë. Ndër të tjera, policia shton se mjeti i përfshirë në aksident është në pronësi të shtetases V. Ç.

SQARIMI I POLICISË:

DVP Gjirokastër/Sqarim Në lidhje me një lajm të publikuar në rrjetet sociale, që bëhet fjalë për një aksident në lagjen “Puntore”, Gjirokastër dhe thuhet se Policia Gjirokastër ka fshehur ngjarjen, ju bëjmë me dije se: Në datë 20.01.2022, rreth orës 21:40, është marrë njoftim nga shërbimet e policisë se në lagjen “Puntore”, në Gjirokastër, një automjet ka goditur një shtyllë elektrike.Në vendin e ngjarjes kanë shkuar shërbimet e policisë rrugore të planizuar në këtë zonë, të cilët kanë konstatuar se automjeti tip “Nissan”, me drejtues shtetasin A. M., i pajisur me leje drejtimi, i cili pasi kishte humbur kontrollin e automjetit kishte dalë nga rruga dhe ishte përplasur me një shtyllë elektrike, me pasojë vetëm dëme materiale. Automjeti është në pronësi të shtetases V. Ç.Nga shërbimi i policisë rrugore është kryer procedura administrative sipas procedurave standarte të shërbimit të policisë rrugore, ku u krye testi për përdorim të pijeve alkoolike me aparat Drager, ku rezultoi në masen 0.00 Mg/Liter.Në fund të veprimeve të kryera u vendos masa administrartive me vlerë 2.000 lekë për shkelje të nenit 139 “Shpejtësia”, (pika 2 “Drejtuesi i mjetit duhet të ruajë gjithmonë kontrollin e mjetit dhe të jetë në gjendjetë kryejë të gjitha manovrat e nevojshme në kushte të sigurta, veçanërisht frenimin emenjëhershëm të mjetit brenda kufijve të fushëpamjes dhe përpara çdo pengese të mundshme” dhe pika 10 “Cilido që shkel dispozitat e tjera të këtij neni, ndëshkohet me masë administrativeme gjobë nga pesëqind deri në dy mijë lekë”), të Kodit Rrugor.Policia e Gjirokastrës fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital çdo paligjshmëri duke iu garantuar anonimat të plotë dhe reagim të menjëhershëm dhe të paanshëm.

Aksidenti në fjalë për të cilin sqarohet policia e Gjirokastrës nuk u raportua dy ditë më parë, procedurë që ndiqet për çdo ngjarje që ndodh. Nëse Dosja.al nuk do kërkonte sqarim për ngjarjen, përse policia nuk zgjodhi që ta raportonte aksidentin por ta mbante të fshehtë??

(A.B)/Dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

Sondazh

Poll

Aksident në Maminas, përfshihen gjashtë makina

Aksident në Maminas, përfshihen gjashtë makina

'Ka rrjedhje të sekretit hetimor?' Kraja-Majkos: Për non-gratat s'përgjigjem

Komisioni/ Kraja: Me paratë e konfiskuara kemi ngritur laboratorë eksperimentale

'A ndërhyn Rama dhe ministrat në punën tuaj?/ Kraja - Alibeajt: S'komentoj, zbatoj ligjin

Dosja e Aleks Nikës/ Ndreca: A mund të transferohet në SPAK? Kraja: Duhet vlerësuar

Dvorani dhe Ina Rama për President? Berisha: Janë subjekte të ndjekjes penale

Ç'do bëhet me Teatrin Kombëtar? Zotohet Berisha: Do ndërtohet siç ka qënë

8 emrat e PD për President, Berisha: Parodi e neverishme, keqpërdorim i Ramës

FMN propozoi shkrirjen e Bordit, Berisha: Të ndërhyhet me urgjencë për çështjen e borxhit

A e përdori PD për të justifikuar non-gratën? Berisha: Partia më ka penguar

'Non-grata' në gjykatën franceze, Berisha: Ka 2 faktorë kundër meje

Nëse vjen Berisha, PD duhet të pezullohet nga PPE, ish-kryeministri: Gaboi!

Berisha thirrje BE: Na hapni negociatat! Nuk e meritojmë, por po s'ndodhi sjell trazira në rajon

'Shqipëria anëtar i asociuar i BE'/ Rama: Mbështes vizionin e Macron

Gjermania kundër Ballkanit të Hapur? Rama: Ushqim për konsum lokal

'Ballkani i Hapur'/ Charles Michel: E mbështes, uroj që të gjithë t'i bashkohen nismës

'Ndryshojmë kursin'/ Rama: Nëse Bullgaria s'hap rrugë, do i shpëtojmë kthetrave të tyre

Integrimi/ Pse duhet mbajtur peng Shqipëria? Michel: Duhen zgjidhur konfliktet, ju mbështes

Integrimi në BE, Charles Michel: Angazhimi ynë nuk ka ndryshuar

Integrimi në BE/ Rama: Kemi hedhur hapa njëjtë si vendet që i kanë çelur negociatat

Aksioni i SPAK, Berisha: U dekonspirua, Edi Rama u shqetësua, dha mesazh tek bandat

Raporti i FMN, Ibrahimaj: Do jemi më të kujdesshëm, do analizojmë çmimet

Autori i vë zjarrin furgonit të policit në Shkodër, i maskuar si grua

Demokratja-Berishës: Ti je i ndershëm, këta të tjerët kanë nga 100 dashnore

Emri i presidentit të ri, Alibeaj flet për firmat: I kam! Në mbledhje sot ishin 26 deputetë

Negociatat për president tek PD, Alibeaj: Nesër pasdite do kemi mbledhje tjetër

17 shoferë “dru” në timon, 27-vjeçari rreh efektivin e Policisë teksa e shoqëronte

A janë arrestimet e Nuredin Dumanit? Kreu i SPAK se "lëshon" PENTITON: Nuk flas dot...

Pse s'janë arrestuar Ervis Martinaj dhe Suel Çela? Kraja dhe Nano: Po i kërkojmë akoma...

Ka dyshime për dekonspirtim?Kreu i SPAK: Jo!Do i shkojmë deri në fund, s'ka rëndësi sa të fortë janë

Cili ka qenë roli i shefit të Krimeve, Palushit? Arben Kraja: Ka shpërduar detyrën!

ZBULOHET emri i aksionit të SPAK, kuptimi! Kush e kishte "plumbin e artë"...

MEGAAKSIONI, Arben Kraja jep DETAJE: Shkatërruam 8 banda, të dhunshëm, paguanin shumë për vrasje

Zgjedhja e Presidentit, Bylykbashi: Alibeaj ka marrë përsipër t’i sigurojë Ramës votat

Shpërthim me tritol në lokalin Radhimë! Ambienti i marrë me qira nga kunati i Çelës

Momenti kur djali i Arben Mërkurit largohet nga vendngjarje, ia vranë të atin para syve

Vrasja në Sukth, dalin pamjet nga vendngjarja

'A ka më deputetë që hetohen?'/ Arben Kraja 'kyç gojën': Nuk jap përgjigje, e thotë ligji

Kreu i SPAK: 80% të rasteve që kemi në dorë, as që e dinë se janë nën hetim

Dosja 184 s'i "shqitet" Ulsi Manjës, Tabaku ia kujton para Arben Krajës, ministri: Kam një merak

PS sulmon SPAK, Balla: Pse s'hetohet Berisha? Tabaku e mbron: Shikoni "non grata-t" tuaja

'41 prokurorë janë shkarkuar'/ Kreu i KLP: Disa janë kërcënuar me jetë, u morën në mbrojtje

Qeveria miraton fond shtesë 160 mln lekësh për federatat sportive dhe sportistët elitarë

Manastirliu: Kemi miratuar financim shtesë për sistemin shëndetësor

Conferencë League! 25 Maji ditë pushimi, s'lejohen makinat, 'mbyllet' Tirana

Procesi i Rindërtimit, Ahmetaj: Do ndërtojmë 167 shkolla, 137 kompani marrin pjesë, program unik

Me kë e ka? Rama: Flet shumëkush për bujqësinë, ose s'kanë lidhje ose s'kuptojnë

Presidenti i ri/ Arrihet akordi! Balla-opozitës: Deri në raundin e tretë propozimet i keni ju

Presidenti i ri/ Balla-opozitës: Deri në raundin e tretë propozimet i keni ju

Basha lë me 'hije' kolegët, Agron Duka frikë të bëjë llogari: Se mos bëj ndonjë gabim?