Kulture

‘Djali i një emigranti’, aktori hollivudian kujton me mall Shqipërinë: I dua rrënjët e mia

Jim Belushi ka ndarë një dedikim emocionues në profilin e tij në Instagram, ku me mall kujton vizitën e tij në atdhe dhe dashurinë e pakushtëzuar që ndjen për Shqipërinë.
Featured image of article: ‘Djali i një emigranti’, aktori hollivudian kujton me mall Shqipërinë: I dua rrënjët e mia Aktori, Jim Belushi.

SHBA – Jim Belushi është një ndër ‘diamantët’ më të çmuar, me të cilin Shqipëria krenohet nëpër botë. Me një karrierë të suksesshme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, aktori i famshëm nuk e harron kurrë origjinën e tij. Rrënjët shqiptare mbeten thellë në zemrën e Jim Belushit, pavarësisht se gjatë gjithë jetës së tij ka jetuar në Amerikë.

Ai ka ndarë një dedikim emocionues në profilin e tij në Instagram, ku me mall kujton vizitën e tij në atdhe dhe dashurinë e pakushtëzuar që ndjen për Shqipërinë.

“Duke u rritur në Çikago si biri i një emigranti shqiptar, është interesante të kthehesh prapa dhe të kuptosh se sa shumë më ka formuar. Kthimi pas në vitin 2007 më bën të kuptoj se isha shumë me fat të isha i ftuari nderi në banketin e Kishës Ortodokse Shqiptare. I dua rrënjët e e mia! Ju mund të shihni se si festimi vazhdoi lirshëm dhe ëmbël gjatë gjithë natës.”– shkruan Jim Belushi në rrjete sociale.


(R.L/Dosja.al)

Shto Koment