LIVE UPDATES
Aktualitet

“Djali i madh qante!”/ Flet vëllai i të vetëvrarit te Sanatoriumi: Infermierët donin lekë, i dhanë oksigjen tepër. Ka

30 Nëntor 2020, 17:58 Nga DOSJA
“Djali i madh qante!”/ Flet vëllai i të vetëvrarit te

Anton Skabona, vëllai i 60-vjeçarit Leonard Skabona i cili u hodh sot nga kati i dytë i spitalit “Shefqet Ndroqi” në një prononcim për “ABC” rrëfen detaje nga biseda e fundit. Anton Skabona, hodhi akuza mbi stafin mjekësor të spitalit, duke pretenduar se mjekët nuk i kanë dhënë mjekimin e nevojshëm vëllait të tij.

Një ditë para se të kryente aktin vetëflijues, Leonard Skabona, u ka thënë familjarëve se ishte në gjendje të mirë shëndetësore, madje ka kërkuar t’i sillnin ushqime dhe rroba. Nga Nju Jorku, vëllai i viktimës, kërkon nga shteti zbardhjen e plotë të ngjarjes, ndërsa shton se Leonardi merrte edhe medikamente anti depresive.

“Kontakti i fundit ka qenë në datë 29 në orën 6 dhe më tha, më pyeti si je, si i ke fëmijët. Më tha jam më mirë, kam bërë testin dhe nuk i kishin dhënë rezultatin. I thash ke kujdes, mos shko në spital. Pasi foli me mua mori ambulancën dhe shkoi në spital. Kishte ethe dhe pak temperaturë. Unë i thash rri në shtëpi se ndoshta nuk ke covid. Më mori motra në telefon dhe më tha Nardi ka shkuar në spital.

Tentuam të lidheshim me spitalin por nuk arritëm. Më pas u lidhëm përmes një shoqe dhe na thanë se ishte në gjendje të mirë. Motra më thotë mos u bëj merak se nuk është në gjendje të keqe. Pastaj cfarë ilaçesh dhe oksigjeni i kanë dhënë nuk e di“.

Por a shfaqi shenja mërzitje në bisedën e fundit? “Jo, ishte shumë mirë vëllai. Po të ishte keq vëllai, se më parë ka qenë, ka pasur çrregullime dhe më pas është kuruar dhe ka dalë mirë. Ka qenë edhe në hetuesi në kohën e Enverit dhe ka vuajtur. Por kohët e fundit ka qenë mirë. 6 muajt e fundit ka qenë shumë mirë se merrte ilaçe. Nuk ka pasur probleme, se mund të hidhej nga pallati i vet, ku jeton në Laç, pse u hodh nga Sanatoriumi? Dua të çfarë ilaçesh i kanë dhënë vëllait” tha ai.

Por çfarë dyshimesh ka familja? “Unë dyshoj që i kanë dhënë ose oksigjen tepër ose mjekim të gabuar. Dhe qeveria shqiptare nuk mund të vendosë dy hekura në dritare? Se vëllai im është i pesti që hidhet. Nuk ka personel? Dakord, po dy hekura për t’i vendosur? Unë kërkoj nga shteti që të zbardhet cfarë arsye e bëri vëllanë tim të hidhet nga dritarja se ai po të donte me u hedhur ishte hedhur në vend tjetër jo në spital. Dyshoj te mjekimi që i kanë dhënë mjekët” deklaron ai.

Anton Skabona thotë se vëllait nuk i kishin kthyer përgjigje se ishte me koronavirus, pasi bëri tamponin. “Ne nuk na ka thënë njeri se është me covid, ai ka bërë testin, por nuk i kthyen përgjigje, vëllai nuk ka ditur gjë, vetëm ka marrë ambulancën dhe e çuan në spital. Jemi të shokur si familje, se të ikë vëllai në këtë formë”.

Anton Skabona lëshoi akuza të forta në drejtim të stafit të spitalit “Shefqet Ndroqi”. “Vëllai, motrës i ka thënë “Nuk ma lejojnë telefonin, i ka thënë këtu nuk të shërbejnë, nuk kujdesen infermierët, për të hequr tubin e urinës, nuk ia heq njeri pa i dhënë lekë, donin pare infermierët, për doktoreshën nuk di gjë, por për infermierët. I thashë motrës, kontaktoi me njerëz atje se ia paguaj unë lekët prej Amerike, vetëm të shpëtojë vëllai. Vëllai ka kërkuar rroba, motra e ka pasur çantën gati për ta çuar por e ka gjetur të vdekur”.

Anton Skabona thotë se vëllai ishte i divorcuar, ish-gruaja dhe fëmijët jetojnë në Belgjikë, ndërsa ai vetëm në Shqipëri. “Djali i madh qante, por i thashë se nuk kemi cfarë bëjmë. Mua lajmin ma komunikoi kunata në orën 3 të natës. Në Amerikë vdes cdo njeri në një minutë, por nuk është hedhur askush nga spitali, dua të di cfarë mjekimesh i kanë dhënë vëllait tim” përfundoi ai.

Ngjarja e rëndë ndodhi mesnatën e kaluar rreth orës 00:30. Nga njoftimi i policisë nuk u raportua se pacienti ishte i infektuar me Covid-19, apo se në cilin spital ndodhi vetëvrasja. Këto detaje u zbardhën nga mediat. Mjekët e turnit që po kujdeseshin për të ndjerin, janë marrë në pyetje.

Marrë nga Abcnews.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet anton skabona leonard skabona anton skabona leonard skabona

Sondazh

Poll
Aktualitet 30 Nëntor 2020, 15:34

SHQIPËRI- 810 viktima, 18 mijë e 523  të infektuar aktivë dhe  18 mijë e 849  të shëruar. Ky është bilanci i Covid-19 në Shqipëri gjatë 24 orëve të fundit....

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni