Aktualitet

‘Djalë teze me Mihalin’, Petro Koçi e merr personale: S’kam teze, të përdalë…(REAGIMI)

Petro Koçi ka mohuar lajmet që kanë qarkulluar nëpër portale se ai e ka djalë tezeje Mihal Kokëdhimën.
Featured image of article: ‘Djalë teze me Mihalin’, Petro Koçi e merr personale: S’kam teze, të përdalë…(REAGIMI) Mihal Kokedhima dhe Petro Koçi

TIRANË- Zv.ministri i Mbrojtjes, Petro Koçi ka reaguar lidhur me ngjarjen e para 1 jave në Porto Palermo, ku pronari i një lokali terrorizoi një grup turistësh spanjollë. Koçi ka mohuar lajmet që kanë qarkulluar nëpër portale se ai e ka djalë tezeje Mihal Kokëdhimën. Më tej, Koçi i indinjuar thotë se nuk ka teze, prandaj s’mund të ketë as djalë tezeje.

Reagimi i plotë:

Lidhur me nje lajm te perdale qe me perziente farefisnisht me ngjarjen “panorma” ne Qeparo: 
1.Kur nuk ke teze, smund te kesh djale tezeje.
2. Nese do kisha djale tezeje do ishte myzeqar safi nga nena.
3.Nuk kam lidhje fisnore as me pronarin e as me turistet spanjolle.
4. E vetmja lidhje e imja me ngjarjen eshte drejtesia, shteti ligjor dhe interesi publik.
5. Shoqeria jone duhet te kete kurajo ti shohe problemet e veta ne sy, dhe jo ne cdo rast te kerkoje alibira te politika apo politikanet.
6. Lajmet e stilit Berisha me qytetar dixhital nuk e pastrojne, por e bejne pis informimin publik.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Një javë më parë, pronari i restoranit “Panorma”, Mihal Kokëdhima, pas një debati me klientët i ka ndjekur ata dhe më pas u është hedhur mbi makinë. Me duart me gjak e i kapur mbi kofano Mihal Kokëdhima ka qëndruar për disa kilometra mbi makinë dhe ka thyer xhamin e parë. Ai ka dalë para gjykatës dhe ka marrë masën e sigurisë “arrest me burg”.

(F.g/dosja.al)

Shto Koment