Rajoni

Dizejnoi maska kundër Covid-19/ Stilistja Lirika Matoshi mbledh 23 mijë euro për t’ia dhuruar Kosovës  

Ajo nisi dizanjimin e maskave  kundër COVID-19, të cilat mund të kombinohen edhe me rrobat e përditshme. Këtë e ka bërë vetë me dije stilistja nëpërmjet një postimi në 'Instagram' ku ka thënë se të gjitha maskat janë shitur dhe shuma e mbledhur ishte 23.250 dollarë.
Featured image of article: Dizejnoi maska kundër Covid-19/ Stilistja Lirika Matoshi mbledh 23 mijë euro për t’ia dhuruar Kosovës   Lirika Matoshi
Përditësuar:

KOSOVË- Stilistja Lirika Matoshi me nismën e saj humanitare që ndërmori për të ndihmuar të prekurit me Covid- 19 në Kosovë ka mbledhur 23 mijë euro për vetëm 4 orë.

Ajo nisi dizanjimin e maskave  kundër COVID-19, të cilat mund të kombinohen edhe me rrobat e përditshme.


Këtë e ka bërë vetë me dije stilistja nëpërmjet një postimi në ‘Instagram’ ku ka thënë se të gjitha maskat janë shitur dhe shuma e mbledhur ishte 23.250 dollarë. Ajo ka dhënë njoftimin se të gjitha paratë do të shkojnë për familjet në nevojë  ndërkohë që nuk  ka harruar të falenderojë të gjithë ata që e ndihmuan në këtë nismë .

Së bashku kemi arritur të mbledhim  23.250  dollarë  për bamirësi në 4 orë. Qëllimi ynë ishte të mbledhim sa më shumë të ishte e mundur për të ndihmuar, familjet në Kosovë. U jam mirënjohëse të gjithëve për ndihmën që më keni dhënë.”– ka shkruar ajo.

Postimi i Lirika Matoshit

(A.K.Dosja.al)

Shto Koment