Kuriozitete

Dizajnerja e modës sugjeron mos të lani rrobat, ky veprim shkatërron mjedisin

Dizajnerja e modës, Stella McCartney ka thënë në një intervistë me Observer fundjavën e kaluar se gratë e ngarkuara për pjesën e lavanderisë, duhet t’i japin fund kësaj torture duke ju sugjeruar t’i lënë rrobat pa larë.
Featured image of article: Dizajnerja e modës sugjeron mos të lani rrobat, ky veprim shkatërron mjedisin Stella McCartney
Përditësuar:

T’iu thuash grave mos lani asnjë rrobë është shumë po shumë e çuditshme dhe e pa konceptueshme për to.

Dizajnerja e modës, Stella McCartney ka thënë në një intervistë me Observer fundjavën e kaluar se gratë e ngarkuara për pjesën e lavanderisë, duhet t’i japin fund kësaj torture duke ju sugjeruar t’i lënë rrobat pa larë.

Po ju si e mendoni? A është mirë dhe a mundeni t’i lini rrobat pa larë?

Kjo nuk është hera e parë që McCartney ka rekomanduar mos të lahen rrobat. Në fakt, ajo ka mbrojtur gjatë  këtë ide duke shmangur makinën larëse, si për jetëgjatësinë e rrobave, por edhe për shkak të ndikimit që larja e rrobave shkakton në mjedis.

Laura Diáz Sánchez, nga Fondacioni i Suportit të Plastikës, pajtohet me këtë, veçanërisht kur bëhet fjalë për rrobat që vishen rrallë, të cilat përmbajnë më shumë materiale sintetike.

“Çdo herë që lani rrobat, lëshohen nëntë milionë mikrofibrash lëshohen në mjedis,”  thotë Sánchez për BBC News.

Arti i kujdesit për rroba

Arsyeja nuk është vetëm për mikrofibrat. Larja e një veshjeje shumë shpesh mund të shkurtojë në mënyrë drastike jetëgjatësinë e saj, që do të thotë se ju keni më shumë gjasa për ta hedhur atë dhe për të blerë diçka të re.

“Unë kam rroba që i kam blerë prej dekadash dhe akoma duken të reja, thjesht sepse e di se si të kujdesem për to”, thotë Profesori Andreë Groves, kreu i kursit të dizajnit të modës në Universitetin e Westminsterit.

Marrë dhe përkthyer nga BBC

A.C.Dosja.al

Shto Koment